O you who have believed, if you fear Allah, He will grant you a criterion and will remove from you your misdeeds and forgive you. And Allah is the possessor of great bounty. (Al-Anfal [8] : 29)
Sherif Ahmeti:
O ju që besuat, nëse keni frikë All-llahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t’ua mbulojë të këqiat, do t’ua falë mëkatet. All-llahu është dhurues i madh (Al-Anfal [8] : 29)
1 Feti Mehdiu
O besimtarë!, nëse i frikësoheni All-llahut, Ai do t’ju bëjë të aftë ta dalloni të pavërtetën nga e vërteta dhe do t’i mbulojë veprat tuaja të këqia dhe do t’ua falë. All-llahu është bamirës i madh
2 Hassan Efendi Nahi
O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt, do t’ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe.
3 Tafsir as-Saadi
O ju që keni besuar! Nëse tregoni devotshmëri ndaj Allahut, Ai do t’ju mundësojë të dalloni të vërtetën, do t’jua mbulojë të këqijat dhe do t’jua falë gjynahet. Allahu është Zoti i mirësive të pafund. - Devotshmëria ndaj Zotit është rruga e lumturisë dhe e fitimit të çdo mirësie. Ajo është mundësia e vetme e shpëtimit nga çdo e keqe. Me devotshmërinë ndaj Allahut janë lidhur ngushtë dhe ndërtohen shumë mirësi. I Madhëruari na tregon se për atë që tregohet i devotshëm ka katër premtime, çdonjëri prej të cilëve është më i mirë se e gjithë bota dhe ç’ka në të. Së pari, atij do t’i jepet ‘el furkan’, domethënë dituria dhe udhëzimi, nëpërmjet të cilëve robi arrin të dallojë qartë rrugën e drejtë nga rruga e humbjes, të vërtetën nga gënjeshtra dhe hallallin nga harami. Së dyti dhe së treti përfiton faljen e të këqijave dhe mbulimin e gjynaheve. Nëse në një kontekst përmendet vetëm njëra fjalë, ‘të këqija’ ose ‘gjynahe’, atëherë ajo përfshin dhe nënkupton edhe tjetrën. Por nëse përmenden të dyja në një kontekst, atëherë me termin “të këqija” nënkuptohen gjynahet e vogla, ndërsa fjala “gjynahe” nënkupton gjynahet e mëdha. Kështu, atyre që përpiqen dhe arrijnë devotshmërinë u premtohen falje dhe mbulim i gjynaheve të vogla dhe të mëdha. Së katërti, u premtohet shpërblim i madh dhe mirësi të shumta. Kështu do të shpërblehen ata që i japin përparësi kënaqësisë dhe porosive të Allahut, kundrejt kënaqësive vetjake e dëshirave pa fre.