And fight against them until there is no fitnah and [until] the religion [i.e., worship], all of it, is for Allah. And if they cease – then indeed, Allah is Seeing of what they do. (Al-Anfal [8] : 39)
Sherif Ahmeti:
Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besim i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë (Al-Anfal [8] : 39)
1 Feti Mehdiu
Dhe luftoni kundër atyre deri sa të mos mbetet asnjë shpifje dhe të jetë e tërë feja për All-llahun. Nëse ata heqin dorë ani, All-llahu e sheh se çka bëjnë
2 Hassan Efendi Nahi
Luftoni kundër tyre, derisa të zhduket idhujtaria dhe derisa të mbetet vetëm feja e Allahut. Nëse ata heqin dorë (prej mohimit), Allahu i sheh punët e tyre.
3 Tafsir as-Saadi
Luftojini ata, derisa të mos ketë më (fitne) idhujtari... - Fjala ‘fitne’ nënkupton idhujtarinë dhe veprën e pengimit të njerëzve nga rruga e Allahut. Kështu, kuptimi i ajetit është: Luftojini ata, derisa të mos ketë më idhujtari dhe njerëzit të lihen të lirë të besojnë, të udhëzohen në rrugën e Allahut dhe t’u nënshtrohen ligjeve të Islamit. I Lartësuari thotë:
...dhe i tërë adhurimi të bëhet vetëm për Allahun. - Ky është qëllimi final i luftës kundër armiqëve të fesë, që në dy pika do të përkufizohej:
1. Të ruhet e mbrohet feja e Allahut nga intrigat dhe e keqja e jobesimtarëve.
2. Të përhapet me besnikëri e korrektësi feja e Allahut, sepse ky është qëllimi i krijimit të njerëzimit, derisa kjo fe e drejtë të lartësohet mbi të gjitha besimet e tjera, që janë të kota dhe të pabaza.