On adorned couches, observing. (Al-Mutaffifin [83] : 35)
Sherif Ahmeti:
Duke qëndruar të mbështetur (besimtarët) në kolltukë e duke shikuar (Al-Mutaffifin [83] : 35)
1 Feti Mehdiu
Do t’i shikojnë nga divane
2 Hassan Efendi Nahi
e nga divanet e ngritura do t’i shikojnë.
3 Tafsir as-Saadi
Por sot, janë besimtarët që do të tallen me jobesimtarët. Duke qëndruar mbështetur në kolltukë, ata do të vështrojnë. – Ditën e Gjykimit, do të jenë besimtarët që do të tallen me jobesimtarët, kur t’i shohin të vuajnë në ndëshkimin e drejtë dhe të merituar. Kur çdo vendim i Zotit të jetë bërë realitet, qafirët do të vuajnë atë që vetë e zgjodhën për veten e tyre, ndërsa besimtarët, të kënaqur mes mirësive të Zotit të tyre, që e adhuruan si Një të vetëm dhe të pashoq, do të jenë të ulur dhe të rehatuar në shtretërit dhe kolltukët e tyre të stolisur dhe të zbukuruar. Ata do të kundrojnë mirësitë që Zoti ka përgatitur për ata dhe do të vështrojnë Fytyrën e Zotit të tyre të Dashur dhe Bujar. Dhe një pyetje shtrohet, ndërkohë që përgjigjja e saj dihet:
القرآن الكريم - المطففين٨٣ :٣٥ Al-Mutaffifin 83:35