And return to his people in happiness. (Al-Inshiqaq [84] : 9)
Sherif Ahmeti:
Do të kthehet te familja e vet i gëzuar (Al-Inshiqaq [84] : 9)
1 Feti Mehdiu
Dhe do të kthehet te familja e vet i gëzuar
2 Hassan Efendi Nahi
dhe do të kthehet i gëzuar te të afërmit e tij.
3 Tafsir as-Saadi
Për sa i përket atij të cilit, libri i vet do t’i jepet nga e djathta, atij do t’i bëhet një llogari e lehtë, dhe do të kthehet te familja e vet i gëzuar. - Këta janë të lumturit, të shpëtuarit, fatlumët. Këtyre do t’u bëhet një llogari e lehtë. Ata thjesht do të paraqiten para Allahut të Madhëruar. Ai do t’u kujtojë atyre gjynahet që kanë kryer në dynja dhe ata do t’i pranojnë ato. Kur të mendojnë se ndëshkimi i Zotit është i meritueshëm për ta, Ai do t’i thotë secilit prej tyre: “Unë t’i mbulova dhe t’i fsheha gjynahet në dynja, prandaj edhe sot unë do të t’i fsheh dhe mbuloj gjynahet e tua.”. Atëherë, ata do të kthehen te familjet e tyre në Xhenet, të gëzuar, të lumtur dhe të përmalluar. Ata tashmë kanë shpëtuar nga ndëshkimi dhe do të gëzohen përjetësisht mes shpërblimeve.