Pasi urdhëroi për të luftuar kundër ithtarëve të Librit, Allahu i Madhëruar na tregon besimet e tyre të poshtra, me qëllim që të nxisë urrejtjen ndaj këtyre besimeve të shëmtuara tek të gjithë ata që janë xhelozë për ruajtjen e besimit të pastër. Në këtë mënyrë, mbrojtësit dhe bartësit e të vërtetës do të bëjnë gjithçka të lejueshme për të luftuar të kotën. Kështu, i Madhëruari thotë:
Jehudët thanë: “Uzejri është biri i Allahut”...” -
Ky lloj besimi, edhe pse nuk është i të gjithë jehudëve, ekziston tek një pjesë e tyre. Kjo tregon për ligësinë, poshtërsinë dhe shëmtinë që gjendet brenda jehudëve, që arrijnë të thonë të tilla gjëra. Kjo tregon, gjithashtu, për paturpësinë e tyre ndaj Zotit, duke mos e madhëruar Atë ashtu siç i takon. Në lidhje me shkakun përse ata thoshin se Uzejri ishte biri i Zotit, është thënë se, Allahu i Madhëruar lejoi - si ndëshkim për çifutët - që ata të sundoheshin nga mbretër mizorë dhe tiranë, të cilët i përndiqnin dhe i torturonin. Ndër të tjera, këta sundues nisën të vrisnin bartësit e Teuratit. Kështu, populli rrezikoi të humbte tërësisht Teuratin, duke e harruar atë. Atëherë doli Uzejri, që e kishte mësuar përmendësh Teuratin, dhe e rishkroi tërësisht ose pjesërisht atë. Prej këtij, ata bënë shumë kopje të tjera të librit dhe arritën deri aty sa pretenduan se Uzejri ishte biri i Zotit.
...ndërsa të krishterët thanë: “Mesihu është biri i Allahut” -
Edhe të krishterët pretenduan se Isai - i biri i Merjemes, ishte biri i Zotit. Por Allahu i Madhëruar thotë:
Këto janë fjalët që dalin nga goja e tyre, duke imituar atë që thoshin jobesimtarët e mëparshëm. -
Këto ishin thjesht fjalë boshe, që dilnin nga goja e tyre, për të cilat ata nuk kishin asnjë fakt e argument nga Zoti i Madhërishëm. Ata njerëz që nuk shqetësohen për çfarë nxjerrin prej gojës së tyre dhe nuk pyesin për argumente nga Zoti, ata çdo gjë mund të bëjnë. Ata nuk kanë fe dhe besim në zemër, që t’i frenojë nga gënjeshtra, dhe as logjikë e mençuri, që të ishin të kujdesshëm në fjalët e tyre. I Madhëruari thotë që ata imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëparshëm. Disa popuj të mëparshëm besonin se melekët ishin bijat e Zotit. Duke qenë se kishin zemra të ngjashme me këta paraardhës, edhe besimet e tyre të shëmtuara ishin të ngjashme.
I vraftë Allahu! Si largohen nga e vërteta! -
Si është e mundur që largohen nga e vërteta e kristaltë dhe e shndritshme si drita e diellit, për të rënë në errësirat e këtyre fjalëve të kota dhe besimeve të shëmtuara?! Këto lloj besimesh refuzohen natyrshëm nga çdo logjikë e natyrë e pastër, prandaj çuditesh se si kaq shumë njerëz i kanë ato. Megjithatë, të mençurit të mos çuditen aspak me devijimin e një numri të madh njerëzish, por le të kujtojnë një fakt shumë të rëndësishëm, që të kuptojnë shkakun e këtij devijimi: i Madhërishmit thotë: