Law kharajoo feekum maa zaadookum ilaa Khabaalanw wa la awda'oo khilaalakum yabghoona kumul fitnata wa feekum sammaa'oona lahum; wallaahu 'aleemum biz zaalimeen (at-Tawbah 9:47)
Had they gone forth with you, they would not have increased you except in confusion, and they would have been active among you, seeking [to cause] you fitnah [i.e., chaos and dissension]. And among you are avid listeners to them. And Allah is Knowing of the wrongdoers. (At-Tawbah [9] : 47)
Sherif Ahmeti:
Edhe sikur të dilnin me ju, ata nuk do t’ju shtonin tjetër pos ngatërresës dhe shumë shpejt do të përçanin mesin tuaj, duke kërkuar t’ju turbullojnë. E ndër ju ka të tillë që i dëgjojnë ata. All-llahu i di shumë mirë hipokritët (At-Tawbah [9] : 47)
1 Feti Mehdiu
Po të niseshin me ju, ata vetëm do t’ju pengonin dhe shpejt do të shkaktonin përçarjen ndërmjet jush, sepse edhe ndërmjet jush ka të tillë që i dëgjojnë me andje. Mirëpo, All-llahu i di mizorët
2 Hassan Efendi Nahi
Sikur të kishin dalë me ju, ata do t’ju shtonin juve vetëm të keqe, do të shtinin ngatërresa midis jush dhe do të ngjallnin përçarje, sepse edhe ndër ju ka nga ata që ua vënë veshin. Por Allahu i njeh mirë keqbërësit.
3 Tafsir as-Saadi
Edhe sikur të dilnin me ju, ata nuk do t’ju shtonin asgjë tjetër, veç çrregullime, duke përçarë rradhët tuaja (me shpifje e intriga). - Edhe sikur të vinin me ju, do t’ju shkaktonin veçse probleme dhe dobësi. Ata do të përpiqeshin të fusnin fitne mes rradhëve tuaja, duke prishur unitetin. Ata gjithmonë synojnë përçarjen dhe futjen e armiqësisë mes jush. E keqja e munafikëve bëhet edhe më e rrezikshme edhe për një shkak tjetër:
Ka prej jush që i dëgjojnë ata. - Në radhët tuaja ka edhe mendjelehtë, që i dëgjojnë munafikët, sepse janë të mashtruar pas tyre. Kështu, nëse do të vinin me ju në luftë, munafikët do të sillnin një dëm të paimagjinueshëm për ju, duke ndikuar lehtë tek ata që ua dëgjojnë fjalën. Kështu, urtësia e Allahut për të mos e bërë të mundur pjesëmarrjen e tyre në luftë, ishte treguese e mëshirës së tij të pakufishme me besimtarët e Tij të sinqertë. Kjo tregon për kujdesin e madh të Allahut për të zgjedhurit e tij. Ai kurrë nuk do ta lejonte që mes tyre të futej dikush që, jo vetëm që nuk u sillte dobi, por i dëmtonte ata.
Allahu di gjithçka për të padrejtët. - Prandaj dhe u mëson adhuruesve të Tij të sinqertë cilësitë e munafikëve dhe dëmin e shoqërimit me ta.