How can there be for the polytheists a treaty in the sight of Allah and with His Messenger, except for those with whom you made a treaty at al-Masjid al-Haram? So as long as they are upright toward you, be upright toward them. Indeed, Allah loves the righteous [who fear Him]. (At-Tawbah [9] : 7)
Sherif Ahmeti:
Si mund të kenë udhujtarët besë (marrëveshje) te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, përveç atyre me të cilët keni lidhur marrëveshje pranë xhamisë së shenjtë (Qabes), e derisa ata i përmbahe (marrëveshjes) përmbahuni edhe ju. All-llahu i do ata që ruajnë besën (At-Tawbah [9] : 7)
1 Feti Mehdiu
Çfarë marrëveshje do të kenë politeistët me All-llahun dhe Profetin e tij?! Përveç atyre me të cilët jeni besatuar te tempulli i shenjtë, deri sa t’i përmbahen marrëveshjes, përmbahuni edhe ju. All-llahu, njëmend, i do të devotshmit
2 Hassan Efendi Nahi
Si mund të kenë idhujtarët besëlidhje me Allahun dhe të Dërguarin e Tij, me përjashtim të atyre me të cilët keni lidhur ju marrëveshje te Xhamia e Shenjtë?! Sa kohë që ata t’i përmbahen marrëveshjes - përmbajuni edhe ju, sepse Allahu i do ata që (i) frikësohen (Atij).
3 Tafsir as-Saadi
Në këtë ajet shprehet urtësia që përmbante urdhri i Allahut për t'u distancuar nga idhujtarët. I Lartësuari thotë:
Si mund të kenë idhujtarët besëlidhje me Allahun dhe të Dërguarin e Tij?! - Mos vallë e pranuan fenë, që Zoti ua bëri detyrë? Mos vallë i lanë të qetë Profetin e Zotit dhe besimtarët në zbatimin dhe përhapjen e fesë së Zotit? Asgjë nga këto nuk bënë, madje përkundrazi, ata e luftonin me çdo mjet të vërtetën dhe përhapnin të kotën e shkatërrimin. Për këto arsye, ata e meritonin që Allahu i Madhëruar, Profeti i Tij dhe besimtarët të distancoheshin prej tyre. Ata nuk meritonin aspak t’u jepej siguri prej Allahut dhe Profetit të Tij. Përjashtim bënte veçse një kategori, për të cilët Allahu i Madhëruar thotë:
Përjashtim bëjnë vetëm ata, me të cilët ju keni lidhur marrëveshje pranë Xhamisë së Shenjtë. - Duke qenë se pakti me ta u nënshkrua në një vend të bekuar, ai duhej që të respektohej. I Madhëruari thotë:
Përderisa ata u përmbahen marrëveshjeve, përmbajuni edhe ju! Allahu i do të devotshmit. - Kjo ka disa kushte, që nëse ata i shkelin, atëherë nuk ka më vlerë pakti me ta.