Is not Allah the most just of judges? (At-Tin [95] : 8)
Sherif Ahmeti:
A nuk është All-llahu më i urti gjykuesve (At-Tin [95] : 8)
1 Feti Mehdiu
A nuk është All-llahu më i drejti gjykatës
2 Hassan Efendi Nahi
A nuk është Allahu Gjykatësi më i drejtë?!
3 Tafsir as-Saadi
A nuk është Allahu më i Urti i gjykuesve? - Është jashtë logjike që Zoti të kishte krijuar robërit e Tij dhe pastaj t’i linte ata të braktisur, pa i urdhëruar e ndaluar, pa u vendosur kufij dhe rregulla dhe pa i marrë në llogari e shpërblyer, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij. A mund të logjikohet që Allahu, i Cili e krijoi njeriun fazë pas faze, i Cili i dhuron atij mirësi pas mirësie, i Cili përkujdeset dhe e ndihmon atë në çdo hap, dhe pastaj, në fund, ta lërë atë të humbasë në tokë, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë? Jo, përkundrazi! Allahu i Madhëruar do t’i kthejë njerëzit në një vend, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, sipas asaj që kanë merituar dhe e synuar në jetën e dynjasë. Ai do t’i lërë përjetësisht në atë vend për të cilin janë përpjekur dhe e kanë zgjedhur për veten e tyre. Këtu përfundon komenti i sures Tin. Falënderimi i takon vetëm Allahut!