Indeed, We sent it [i.e., the Quran] down during the Night of Decree. (Al-Qadr [97] : 1)
Sherif Ahmeti:
Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit (Al-Qadr [97] : 1)
1 Feti Mehdiu
Ne e shpallëm atë (Kur’anin) në Natën e kadërit
2 Hassan Efendi Nahi
Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit.
3 Tafsir as-Saadi
Duke treguar mirësinë dhe gradën e lartë të Kur'anit, Allahu i Madhëruar thotë:
Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në Natën e Kadrit. - Në suren Duhan, ajetet 3 dhe 4, Allahu i Madhëruar e përshkruan këtë natë si “mubârake” - të begatshme e të bekuar. Ai thotë: “Ne e zbritëm atë në një Natë të bekuar. Ne gjithmonë kemi paralajmëruar (popujt). Atë Natë vendoset në mënyrë të prerë çdo çështje e urtë,…” Dhe është shumë e vërtetë që Allahu i Madhëruar e filloi shpalljen e Kur'anit në muajin e Ramazanit, pikërisht natën e Kadrit. Kështu, Zoti i përfshiu robërit me një mëshirë të gjerë, për të cilën ata kurrë nuk do të mund ta falënderojnë dhe t’i shprehin mirënjohjen ashtu si e meriton. Ajo është quajtur Nata e Kadrit, për shkak të vlerës së madhe të saj. Në këtë natë, Allahu përcakton gjithçka do të ndodhë gjatë vitit, si afatin e jetës, rizkun e fëmijës etj. Më tej, për t’i dhënë më shumë rëndësi çështjes së Natës së Kadrit, Allahu bën një pyetje: