Nor will you be worshippers of what I worship. (Al-Kafirun [109] : 5)
Sherif Ahmeti:
Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj (Al-Kafirun [109] : 5)
1 Feti Mehdiu
Por edhe ju nuk jeni adhurues të asaj që adhuroj unë
2 Hassan Efendi Nahi
dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj![1]
[1] Vargu flet për ata jobesimtarë që Allahu e di se nuk do të besojnë asnjëherë.
3 Tafsir as-Saadi
"Dhe unë kurrë nuk do të adhuroj atë që ju e adhuroni. Por as ju nuk do të adhuroni Atë që unë e adhuroj.” - Allahu i Lartësuar e përsërit këtë fakt për të treguar se tiparet e dy grupeve do të mbeten gjithmonë të tilla për ta. Kështu, besimtarët kurrë nuk adhurojnë ato që adhurojnë mohuesit dhe idhujtarët, ndërsa idhujtarët kurrë nuk mund të konsiderohen si adhurues të Atij që adhurojnë besimtarët, pra, të Allahut të Lartësuar, vetëm nëse pendohen dhe kthehen në rrugë të drejtë. Secili grup ndjek fenë e vet dhe refuzon fenë e tjetrit, siç thotë i Lartësuari më pas: