Wa lillaahi ghaibus samaawaati wal ardi wa ilaihi yurja'ul amru kulluhoo fa'bu-dhu wa tawakkal 'alaih; wa maa Rabbuka bighaafilin 'ammaa ta'maloon (Hūd 11:123)
And to Allah belong the unseen [aspects] of the heavens and the earth and to Him will be returned the matter, all of it, so worship Him and rely upon Him. And your Lord is not unaware of that which you do. (Hud [11] : 123)
Sherif Ahmeti:
Vetëm All-llahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës, çdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm atij, pra adhuroje Atë, mbështetu te Ai, se Zoti yt, nuk është i panjohur për atë që veproni (Hud [11] : 123)
1 Feti Mehdiu
All-llahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës dhe Atij i kthehen të gjitha çështjet, prandaj vetëm atë adhuro dhe te Ai mbështetu, se Zoti yt nuk është i befasuar nga ajo çka punoni
2 Hassan Efendi Nahi
Allahu i di të fshehtat e qiejve dhe të Tokës dhe çdo gjë kthehet tek Ai. Lutju Atij dhe mbështetu tek Ai! Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju.
3 Tafsir as-Saadi
Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës dhe vetëm tek Ai kthehet çdo çështje. - Allahu i Lartësuar i di të gjitha të fshehtat e qiejve dhe të Tokës. Qoftë veprat, qoftë ata që i bëjnë veprat, të gjithë do të dalin para Allahut të Lartësuar, atëherë kur do të dallohet qartë i miri nga i keqi.
Atëherë vetëm Atë adhuroje dhe vetëm tek Ai kërko mbështetje! - Përkushtohu në adhurimin ndaj Allahut. Adhurimi i sinqertë është plotësimi i gjithçkaje që Ai na ka urdhëruar dhe largimi nga gjithçka që Ai na e ka ndaluar. Allahu i Lartësuar na urdhëron që ne të përkushtohemi në adhurimin ndaj Tij, duke kryer të gjitha urdhëresat me sinqeritet ndaj Tij dhe duke u larguar nga të gjitha ndalesat me vazhdimësi. Të përkushtohemi në adhurim duke shpenzuar të gjitha energjitë dhe kapacitetet tona, por duke mos harruar atë që është më e rëndësishmja: mbështetjen tek Allahu dhe jo në forcat tona.
Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj veprave tuaja. - Gjithmonë kujtoni këtë fakt, i cili do t'ju freskojë dhe gjallërojë në rrugën drejt Tij: Allahu i Lartësuar nuk është i pavëmendshëm ndaj punëve tuaja të mira apo të këqija. Ai di gjithçka që ju bëni. Ai ka shkruar çdo vepër tuajën dhe ka për t’ju shpërblyer me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij.
Këtu përfundon tefsiri i sures Hud. Vetëm Allahut i takon falënderimi, lavdia e plotë dhe mirënjohja e thellë! Paqja, bekimet dhe mëshira e Allahut të Madhëruar qoftë mbi Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe pasuesit e rrugës së tij deri në Ditën e Gjykimit!