And O my people, I ask not of you for it any wealth. My reward is not but from Allah. And I am not one to drive away those who have believed. Indeed, they will meet their Lord, but I see that you are a people behaving ignorantly. (Hud [11] : 29)
Sherif Ahmeti:
O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri, shpërblimi im është vetëm te All-llahu. Dhe unë kurrsesi nuk i largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre; por unë ju shoh si popull që nuk dini e nuk kuptoni (Hud [11] : 29)
1 Feti Mehdiu
O populli im! Për këtë unë nuk kërkoj prej jush pasuri, më shpërblen vetëm All-llahu. Dhe unë nuk po i përzë besimtarët, ata do të dalin para Zotit të tyre; por unë e shoh se jeni njerëz që nuk dini
2 Hassan Efendi Nahi
O populli im! Unë për këtë nuk kërkoj nga ju kurrfarë pasurie. Mua më shpërblen vetëm Allahu. Unë nuk mund t’i dëboj ata që besojnë. Ata do të takohen me Zotin e tyre. Mirëpo, unë shoh se fatkeqësisht, ju jeni popull, që nuk di.
3 Tafsir as-Saadi
“O populli im! Unë nuk ju kërkoj ndonjë pasuri për këtë. Shpërblimi im është vetëm nga Allahu.” - Unë nuk ju kërkoj ndonjë pasuri në këmbim të pranimit të ftesës sime në rrugën e drejtë, që ju të pretendoni se po rëndoheni.
“Unë nuk kam për t'i dëbuar kurrë besimtarët.” - Me sa duket, ata i kërkuan Profetit që t'i dëbonte besimtarët e varfër, të dobëtit dhe jo të fismit. Por ai u përgjigj: Unë nuk i përzë kurrë besimtarët. Kjo është padrejtësi, prandaj unë nuk mund ta bëj atë. Përkundrazi, unë jam urdhëruar që t’i pres e t'i trajtoj ata me dashuri, dhembshuri, bujari e mirësjellje.
“Ata do të takohen me Zotin e tyre;...” - Është Allahu i Madhëruar Ai që ka të drejtën e llogarisë dhe të shpërblimit të robërve . Ai do t’i shpërblejë robërit e Tij besimtarë për imanin dhe devotshmërinë e tyre, duke i futur në Xhenetin e mirësisë.
“...kurse ju, po shoh se jeni njerëz që nuk dini.” - Kërkesa juaj për të përzënë eulijatë e Allahut është injorancë e thellë. Është injorancë, gjithashtu, që ju refuzoni të vërtetën për shkak se atë e kanë pranuar këta njerëz. Padituri është edhe justifikimi juaj se unë qenkam thjesht një njeri si ju dhe nuk ka pse të kem ndonjë përparësi ndaj jush.