Wa yaa qawmi laa yajri mannakum shiqaaqeee ai yuseebakum mislu maaa asaaba qawma Noohin aw qawma Hoodin aw qawma Saalih; wa maa qawmu Lootim minkum biba'eed (Hūd 11:89)
And O my people, let not [your] dissension from me cause you to be struck by that similar to what struck the people of Noah or the people of Hud or the people of Saleh. And the people of Lot are not from you far away. (Hud [11] : 89)
Sherif Ahmeti:
O populli im, kundërshtimi ndaj meje të mos u shpie (në mosbesim) që të ju gjejë ajo që e gjeti popullin e Nuhut, populin e Hudit ose popullin e Salihut. E populli i Lutit nuk është larg prej jush (Hud [11] : 89)
1 Feti Mehdiu
O populli im! Mospajtimi juaj me mua, kurrsesi le të mos ju shpjer atje ku do të iu godisë ajo që e goditi popullin e Nuhit, ose të Hudit, ose popullin e Salihut. Por edhe populli i Lutit nuk është fort larg jush
2 Hassan Efendi Nahi
O populli im, kundërshtimi ndaj meje le të mos ju çojë kurrsesi që t’ju ndodhë ajo, që i ndodhi popullit të Nuhut ose popullit të Hudit apo popullit të Salihut; mos harroni se edhe populli i Lutit nuk është larg prej jush.
3 Tafsir as-Saadi
“O populli im! Mos lejoni që kundërshtimi (e urrejtja) ndaj meje t’ju rrëzojë e të bëjë që t’ju godasë ajo që e goditi popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose popullin e Salihut. As populli i Lutit nuk është shumë larg prej jush.” - Të mos ju shtyjë kundërshtimi e urrejtja ndaj meje që të mos më bindeni, dhe pastaj t'ju përfshijë ndëshkimi i ashpër, siç ka ndodhur edhe me popujt e shkuar. Vendbanimet e tyre janë pranë jush, e po kështu edhe koha e tyre nuk është shumë e largët, dhe ju e dini se çfarë ndodhi me ta.