O two companions of prison, as for one of you, he will give drink to his master of wine; but as for the other, he will be crucified, and the birds will eat from his head. The matter has been decreed about which you both inquire." (Yusuf [12] : 41)
Sherif Ahmeti:
O shokët e mij të burgut! Njëri prej ju dyve do t’i japë të verë zotëriut të vet, e tjetri do të varet, kurse shpezët do të hanë nga koka e tij. çështja për të cilën kërkuat shpjegim, ka marrë fund (kështu) (Yusuf [12] : 41)
1 Feti Mehdiu
O shokët e mi të burgut! Njëri prej jush do t’i japë të pijë verë zotëriut të vet, kurse tjetri do të jetë i gozhduar dhe shpendët do të hanë nga koka e tij. Tani është e qartë çështja për të cilën ju të dy kërkuat interpretim”
2 Hassan Efendi Nahi
O shokët e mi të burgut! Njëri prej jush do t’i shërbejë verë pronarit të vet, kurse tjetri do të kryqëzohet, e shpendët do të hanë prej kokës së tij. Kështu është caktuar kjo gjë për të cilën pyetët ju!”
3 Tafsir as-Saadi
O dy shokët e mi të burgut! Njëri prej jush do t’i shërbejë verë zotërisë të vet, kurse tjetri do të kryqëzohet dhe shpendët do t’i hanë kokën. - Sipas shpjegimit, ai i cili pa në ëndërr se po shtrydhte lëng frutash, do të dilte nga burgu dhe do t’i shërbente pije zotërisë së tij sërish, ashtu si më parë. Për sa i përket tjetrit, që kishte parë në ëndërr se po mbante mbi kokë bukë, të cilën po e hanin zogjtë, ai do të ekzekutohej. Pas ekzekutimit, ai nuk do të varrosej, por do të kryqëzohej në një vend të hapur, ku zogjtë do t’i çukisnin pastaj kokën. Ky shpjegim do të bëhej realitet pikërisht ashtu siç u tha, dhe kjo nuk kishte dyshim:
Kështu është përcaktuar çështja, për të cilën kërkuat shpjegim. - Ky është interpretimi i ëndrrave tuaja. Kjo është një çështje tashmë e përcaktuar dhe e pandryshueshme.