"Peace [i.e., security] be upon you for what you patiently endured. And excellent is the final home." (Ar-Ra'd [13] : 24)
Sherif Ahmeti:
(u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa ërfundim i lavdishëm është ky vend (Ar-Ra'd [13] : 24)
1 Feti Mehdiu
“Paqa qoftë me ju, për atë që keni duruar! Po sa vendbanim i bukur!”
2 Hassan Efendi Nahi
(e do t’u thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!”
3 Tafsir as-Saadi
Melekët do t’i vizitojnë ata, duke u hyrë nga çdo portë: “Selamun alejkum!” - Ata i përshendesin me selam dhe i përgëzojnë për nderimin e madh që Allahu i Lartësuar u ka rezervuar. Ata u drejtohen me ato fjalë të dashura, duke u thënë “selamun alejkum”. Selam-i është përshëndetja e Allahut të Lartësuar për ta, prandaj ata do t’i përfshijë paqja dhe siguria. Kjo do të thotë se ata do të shpëtojnë nga çdo gjë e keqe së cilës i druhen dhe do të lumturohen me çdo gjë të mirë që e dëshirojnë. Por Allahu i Lartësuar thotë diçka tjetër, që është shumë e rëndësishme për t'u kuptuar:
Me durimin tuaj gjetët shpëtimin. - Domethënë, vetëm përmes durimit, ata arrijnë këto grada të larta në Xhenetin e mrekullueshëm.
Sa e mirë është Shtëpia e tyre e përjetshme! - Kështu, çdokush që e vlerëson veten dhe i dëshiron të mirën asaj, e nënshtron atë për t’u përpjekur dhe punuar fort, me shpresë që të stoliset me cilësitë e të mençurve. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpresojë se do të ketë pjesë në Xhenet, në atë vend aq të bukur, i cili gjithmonë ka qenë motivuesi dhe lumturuesi i i shpirtrave të mirë. Në atë vend të bukur janë mbledhur të gjitha kënaqësitë dhe mirësitë lumturisjellëse. Për të tilla mirësi le të punojnë më aktivët dhe le të garojnë ambiciozët.