Hal yanzuroona illaaa an taatiyahumul malaaa'ikatu aw yaatiya amru Rabbik; kazaalika fa'alal lazeena min qablihim; wa maa zalamahumul laahu wa laakin kaanoo anfusahum yazlimoon (an-Naḥl 16:33)
Do they [i.e., the disbelievers] await except that the angels should come to them or there comes the command of your Lord? Thus did those do before them. And Allah wronged them not, but they had been wronging themselves. (An-Nahl [16] : 33)
Sherif Ahmeti:
A mos presin ata (idhujtarët) diçka tjetër përveç t’u vijnë engjëjt (e t’ua marrin shpirtin) ose t’u vijë urdhëri (dënimi) i Zotit tënd. Ashtu punonin ata që ishin para tyre, pra All-llahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata ishin që vetvetes i bënë padrejtë (An-Nahl [16] : 33)
1 Feti Mehdiu
Vallë ç’presin tjetër veç se t’u vijnë engjujt, ose t’u vijë urdhëri i Zotit tënd për dënim? Ashtu kanë vepruar edhe ata përpara tyre. All-llahu atyre nuk u ka bërë padrejtësi, por ata vetvetes i bënin padrejtësi
2 Hassan Efendi Nahi
A mos presin ata gjë tjetër, veç ardhjes së engjëjve apo të urdhrit të Zotit tënd[1]?! Kështu bënë edhe ata që qenë para këtyre. Allahu nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë të keqen vetes.
[1] Pra, Ditës së Kiametit.
3 Tafsir as-Saadi
Mos vallë po presin ata (idhujtarët) diçka tjetër përveç se t’u vijnë melekët (për t’ua marrë shpirtin) ose t’u vijë urdhri (dënimi) i Zotit tënd? - E çfarë presin ata të cilët u erdhi Shpallja e Zotit dhe nuk e besuan atë, të cilët u qortuan e iu tërhoq vërejtja, por nuk morën mësim? Mos, vallë, presin t’u merret shpirti dhe të kalojnë në botën e të vdekurve? Apo presin që të zbresë urdhri i Zotit për ndëshkimin e ashpër, me të cilin kërcënohen? Atëherë, ata tashmë e kanë bërë hak që t’i godasë ky ndëshkim.
Kështu bënë ata që ishin para tyre. - Edhe ata e mohuan të vërtetën e Zotit dhe besimin e drejtë e të pastër. Kështu vazhduan, derisa i përfshiu ndëshkimi i Zotit, i ashpër dhe i dhembshëm.
Allahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ishin ata që i bënë padrejtësi vetvetes. - Allahu i Madhëruar dhe i pastër nga çdo e metë. Ai nuk u bëri asnjë padrejtësi me këtë ndëshkim, por ata i bënë padrejtësi vetes së tyre. Allahu i Madhëruar i krijoi ata vetëm me një qëllim - që ta adhurojnë Atë si një të vetëm dhe të përkushtohen në adhurimin ndaj Tij. Nëse do t'i përmbaheshin kësaj, përfundimi i tyre do të ishte nderimi dhe lumturia e përjetshme, e dhuruar nga Zoti. Po ata të mjerë i bënë padrejtësi vetvetes duke e braktisur e shpërfillur qëllimin, përse Zoti i krijoi, prandaj e dënuan veten me poshtërimin e përjetshëm dhe dëshpërimin e pafund, që kurrë nuk do t’u ndahet.