And to Allah belongs the unseen [aspects] of the heavens and the earth. And the command for the Hour is not but as a glance of the eye or even nearer. Indeed, Allah is over all things competent. (An-Nahl [16] : 77)
Sherif Ahmeti:
Vetëm All-llahut i tokon (ta dijë) fshetësia ë qiejve dhe tokës! çështja e katastorfës (e kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më afër. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send (An-Nahl [16] : 77)
1 Feti Mehdiu
Të All-llahut janë fshehtësitë e qiejve dhe të tokës! Kurse dita e kijametit do të vijë sa hapë e mbyllë sytë, ose edhe më shpejt, sepse All-llahu, vërtetë, është i gjithfuqishëm
2 Hassan Efendi Nahi
Allahut i përkasin fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës, ndërsa çështja e Ditës së Kiametit është sa çel e mbyll sytë ose edhe më shpejt. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë!
3 Tafsir as-Saadi
Vetëm Allahu i di fshehtësitë e qiejve dhe të tokës. - Allahu i Madhëruar është i Vetmi që di të fshehtat e qiejve e të tokës. Fshehtësitë e misteret i di vetëm Ai. Prej këtyre fshehtësive është edhe koha kur do të ndodhë Kijameti. Askush nuk e di kohën e tij veç Allahut. Por dijeni, o njerëz, se kur të vijë ajo kohë, Allahu i Lartësuar thotë:
Çështja e Orës së kijametit është sa hap e mbyll sytë ose edhe më shpejt. - Kijameti do të ndodhë shumë shpejt, aq sa zgjat një pulitje sysh, madje edhe më shpejt. Atë çast do të ngrihen njerëzit nga varret e tyre, për të përjetuar Ditën e Ringjalljes dhe të Tubimit para Zotit. Tashmë nuk është koha që mund të afatizohesh. Kjo do të ndodhë, dhe askush nuk mund ta kthejë pas apo ta ndryshojë, sepse:
Allahu është i Gjithëfuqishëm për gjithçka. - Aspak të mos ju duket çudi fuqia e Tij për të ringjallur të vdekurit. Mendohuni pak për shembujt e mëposhtëm: