Wa izaa ra al lazeena ashrakoo shurakaaa'ahum qaaloo Rabbana haaa'ulaaa'i shurakaaa'unal lazeena kunnaa nad'oo min doonika fa alqaw ilaihimul qawla innakum lakaaziboon (an-Naḥl 16:86)
And when those who associated others with Allah see their "partners," they will say, "Our Lord, these are our partners [to You] whom we used to invoke [in worship] besides You." But they will throw at them the statement, "Indeed, you are liars." (An-Nahl [16] : 86)
Sherif Ahmeti:
Ata ishin idhujtarët kur do t’i shohin idhujt e vet (zotat), thonë: “O Zoti ynë, këta, janë idhujt tanë, të cilët ne i patëm adhuruar pos Teje!” Ata (idhujt) ua kthejnë fjalën: “Ju jeni rrencakë!” (An-Nahl [16] : 86)
1 Feti Mehdiu
Kurse ata të cilët Atij i kanë konsideruar shok të barabartë (politeistët) kur t’i shohin shokët (hyjnitë) e veta, thonë: “Zoti ynë, këto janë hyjnitë tona; u jemi falur atyre e jo Ty” – hyjnitë do t’ua kthejnë me ironi: “Ju me të vërtetë jeni gënjeshtarë!”
2 Hassan Efendi Nahi
Kur idhujtarët të shohin idhujt që i kanë adhuruar krahas Allahut, do të thonë: “O Zoti ynë, këta janë idhujt tanë, që ne u jemi lutur në vendin Tënd”. Ata (idhujt e tyre) do t’u drejtojnë këto fjalë: “Ju, me të vërtetë, jeni gënjeshtarë!”
3 Tafsir as-Saadi
Kur idhujtarët do t’i shohin idhujt e vet, do të thonë: “O Zoti ynë, këta janë idhujt tanë, të cilët ne i patëm adhuruar veç Teje.” - Kur idhujtarët shohin idhujt e vet, do të thonë: “O Zoti ynë, këta janë idhujt tanë, të cilët ne i adhuronim veç Teje. Domethënë, tani po e shohim se ata nuk kanë asnjë lloj dobie e as mundësi ndërmjetësimi.”Kështu, ata shprehin vetë kotësinë e atyre idhujve dhe të adhurimeve kushtuar atyre. Edhe idhujt, nga ana e tyre, do t'i mohojnë e do të distancohen prej tyre. Kështu fillojnë të shfaqin urrejtje dhe armiqësi për idhujt e tyre dhe mes njëri-tjetrit:
Ata (idhujt) do t'ua kthejnë fjalën e do t'u thonë: “Ju jeni gënjeshtarë.” - Edhe idhujt e tyre u thonë: “Ju jeni gënjeshtarë.” Ju shpifnit kur na konsideronit si shokë e të barabartë me Zotin dhe kur na adhuronit së bashku me Zotin. Ne nuk ju urdhëronim për diçka të tillë. Ne as nuk pretendonim se meritonim ndonjë adhurim. Atëherë, tani qortoni veçse veten tuaj!