Those whom they invoke seek means of access to their Lord, [striving as to] which of them would be nearest, and they hope for His mercy and fear His punishment. Indeed, the punishment of your Lord is ever feared. (Al-Isra [17] : 57)
Sherif Ahmeti:
Nuk ka asnjë nga fshatrat (nga vendbanimet e kundërshtarëve) e që Ne nuk do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me dënim të ashpër para ditës së kijametit. Kjo është theksuar në Libër (lehvi mahfudh) (Al-Isra [17] : 57)
1 Feti Mehdiu
Ata të cilëve u luten këta, vetë kërkojnë mënyrë se si t’i aafrohen zotit të vet dhe shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Dënimi i Zotit tënd është njëmend për t’ia pasur frikën
2 Hassan Efendi Nahi
Vetë ata që idhujtarët u luten, kërkojnë t’i afrohen Zotit të tyre, madje edhe më të afërtit, duke shpresuar mëshirën e Tij dhe duke iu frikësuar dënimit të Tij.[1] Me të vërtetë, nga dënimi i Zotit tënd duhet të ruhet gjithkush.
[1] Vargjet 56-57 aludojnë për engjëjt, profetët ose shenjtorët që politeistët i hyjnizojnë, duke menduar se ata mund të jenë ndërmjetës për të fituar mëshirën e Allahut.
3 Tafsir as-Saadi
Edhe vetë idhujt të cilëve këta po u luten (përveç Allahut), kërkojnë afrimin (tek Allahu), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. - Profetët, melekët e njerëzit e mirë të cilëve u luten idhujtarët, edhe vetë për veten e tyre kërkojnë afrimin tek Zoti. Madje, ata garojnë që të jenë sa më afër Zotit dhe japin gjithçka që kanë dhe shfrytëzojnë çdo çast për punë të mira, që të afrojnë tek Zoti dhe mëshira e Tij. Ata me përunjësi e përkushtim shpresojnë në mëshirën e Tij dhe me përvuajtje e frikërespekt i druhen ndëshkimit të Tij, duke iu larguar gjithçkaje që shkakton zemërimin e Tij. E si mos të jenë të tillë, kur Allahu thotë:
Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t’iu ruajtur. - Nga ky ndëshkim duhen të ruhen të mençurit dhe nga rrugët e tij duhet të largohen të urtët e të diturit. Kështu afrohesh te Zoti: me dashurinë për Të, me shpresën për shpërblimin e Tij dhe me frikën nga dënimi e zemërimi i Tij. Këto tri ndjenja janë baza e çdo mirësie dhe e lumturisë. Nëse ato janë të plota në zemrën e njeriut, çështjet e tij janë të mbara e të plotësuara. Por nëse zemra është e zbrazët nga këto ndjenja, mirësitë janë të larguara nga ajo dhe është mbushur me ligësi e errësirë. Shenja e dashurisë për Zotin - ashtu siç e përmend vetë Zoti - është përpjekja dhe synimi për kryerjen e çdo vepre që të afron tek Ai, përpjekja e vazhdueshme që çdo adhurim të bëhet veçse me sinqeritet për Allahun, me dëshirën për rregullim e përmirësim dhe me kryerjen e saj në formën më të plotë të mundshme. Çdokush që mendon apo pretendon se e do Zotin pa bërë këto gjëra, ai është gënjeshtar.