They said, "O Dhul-Qarnayn, indeed Gog and Magog are [great] corrupters in the land. So may we assign for you an expenditure that you might make between us and them a barrier?" (Al-Kahf [18] : 94)
Sherif Ahmeti:
Ata thanë: “O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (një formë tagri a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre?” (Al-Kahf [18] : 94)
1 Feti Mehdiu
“O Dhulkarnejn – i thanë ata, - Jexhuxh e maxhuxhët bëjnë turbullira në tokë, prandaj a po ngreh një mur ndërmjet nesh dhe atyre, apo, do të të shpërblejmë?”
2 Hassan Efendi Nahi
Ata thanë: “O Dhulkarnejn, vërtet, Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë ngatërrestarë në Tokë. A të të japim një pagesë që të ndërtosh një pendë midis nesh dhe atyre?”
3 Tafsir as-Saadi
Ata i thanë: “O Dhulkarnejn! Jexhuxhët dhe maxhuxhët po sjellin shkatërrime në tokë.” - Ata vrasin, grabisin dhe terrorizojnë njerëzit.
“A pranon që të të paguajmë dhe të na ngresh një mur mes nesh dhe atyre?” - A pranon të të paguajmë, që të ndërtosh një barrierë mes nesh dhe atyre? Kjo tregon se ata nuk ishin në gjendje që ta ndërtonin vetë, prandaj i ofruan shpërblim Dhulkarnejnit, që ta kryente ai. Ata i përmendën edhe shkakun për këtë kërkesë të tyre: shkatërrimi që ata popuj keqbërës përhapnin në tokë. Por Dhulkarnejni nuk ishte nga ata që kërkonin shpërblime materiale. Sidoqoftë, ai nuk mund të hiqte dorë nga kujdesi për njerëzit e pambrojtur, prandaj e pranoi t’i ndihmonte. Ai nuk mori asnjë shpërblim për atë punë jashtëzakonisht të vështirë, por falënderoi dhe lëvdoi Zotin për forcën dhe mundësitë që i kishte dhuruar: