O my father, do not worship [i.e., obey] Satan. Indeed Satan has ever been, to the Most Merciful, disobedient. (Maryam [19] : 44)
Sherif Ahmeti:
O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli është kundërshtar i Mëshiruesit (Maryam [19] : 44)
1 Feti Mehdiu
O babai im, mos adhuro djallin, djalli është me siguri i padëgjueshëm nda të Gjithmëshirshmit
2 Hassan Efendi Nahi
O babai im, mos adhuro djallin, sepse ai është gjithmonë i pabindur ndaj të Gjithëmëshirshmit.
3 Tafsir as-Saadi
O babai im! Mos adhuro shejtanin sepse shejtani është kundër të Gjithëmëshirshmit! - Çdokush që nuk adhuron Allahun është bërë adhurues i shejtanit, sikurse ka thënë Allahu: “O bijtë e Ademit, a nuk ju kam paralajmëruar që të mos adhuroni shejtanin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapur dhe që të më adhuroni vetëm Mua? Kjo është rruga e drejtë. Vërtet, ai ka devijuar shumë breza prej jush. Vallë, a nuk po mendoni?” [Jasin 60 – 62]. Më pas thotë: “...sepse shejtani është kundërshtar i të Gjithëmëshirshmit!” Çdokush që ndjek hapat e shejtanit, në fakt e ka bërë atë si mikun e vet dhe, nga ana tjetër, është bërë i pabindur ndaj Zotit, ashtu si shejtani i mallkuar. Vërej me kujdes se si Allahu ka përdorur emrin e Tij Rrahman - i Gjithëmëshirshmi, për të treguar se ndaj kujt tregohet njeriu i pabindur. Ky është një tregues shumë i fortë, që na jep të kuptojmë se ai që nuk i bindet Allahut, poshtërsitë e gjynahet e tij do ta ndalojnë dhe do ta privojnë nga mëshira e Allahut, sepse do t'ia mbyllin dyert asaj. Ndërsa nga ana tjetër, bindja dhe adhurimet kushtuar Allahut konsiderohen si shkaqet më të forta për të arritur mëshirën dhe bujarinë e Tij.