On the Day We will gather the righteous to the Most Merciful as a delegation (Maryam [19] : 85)
Sherif Ahmeti:
Ditën kur do t’i tubojmë të devotshmit te i Gjithëmëshirshmi si musafirë të ftuar (Maryam [19] : 85)
1 Feti Mehdiu
Atë ditë kur do t’i tubojmë të devotshmit te i Gjithmëshirshmi si të deleguar
2 Hassan Efendi Nahi
Ditën, kur do t’i tubojmë besimtarët te i Gjithëmëshirshmi, si të ftuar
3 Tafsir as-Saadi
Ditën, kur Ne do t’i tubojmë të devotshmit te i Gjithëmëshirshmi si mysafirë të nderuar... - Allahu na tregon ndryshimin e madh mes të devotshmëve dhe keqbërësve mohues. Allahu thotë se ata që i frikësohen Atij duke u ruajtur nga shirku, bidatet, poshtërsitë e mosbindja, Ai do t’i ringjallë Ditën e Gjykimit duke i nderuar me madhështi e kujdes të veçantë. Ata i pret vetë Rrahmani dhe gostinë e tyre e ka përgatitur vetë Ai që është El Mennan - Bamirësi i madh. Ata do të priten si miqtë që vijnë nga larg. Dihet mirë se udhëtari shpreson e ka gjithmonë mendim të mirë për mikpritësin. Të devotshmit do të shkojnë tek Rrahmani si ata miqtë që vijnë së largu plot shpresë për mëshirën, bamirësinë dhe bujarinë e Tij të paanë. Ata mezi presin që të shohin dhuratat e Mikpritësit në vendin e kënaqësisë së Tij. E gjithë kënaqësia dhe mëshira e Allahut është mbledhur në atë vend, duke e mbushur plot atë. Ky është premtimi për ata, për shkak të veprimtarisë së tyre me devotshmëri për arritjen e kënaqësisë së Allahut. Ata janë lajmëruar për këtë shpërblim me gjuhën e profetëve të Zotit, prandaj ata drejtohen për tek Zoti i tyre të nderuar e të stolisur, ashtu siç shkon miku tek i dashuri: të qetë e të lumtur për mikpritjen e tij.