Indeed, those who believe and do righteous deeds and establish prayer and give Zakah will have their reward with their Lord, and there will be no fear concerning them, nor will they grieve. (Al-Baqarah [2] : 277)
Sherif Ahmeti:
S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, falën namazin dhe dhanë zekatin i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje (Al-Baqarah [2] : 277)
1 Feti Mehdiu
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira dhe e kryejnë namazin, e japin zeqatin, ata i pret shpërblimi te Zoti i tyre dhe për ata nuk ka frikë as pikëllim
2 Hassan Efendi Nahi
Ata që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, falin namazin dhe japin zekatin, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre dhe nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.
3 Tafsir as-Saadi
S’ka dyshim se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, që e falin namazin dhe e japin zekatin, e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Ata nuk do të kenë kurrfarë frike dhe as nuk do të brengosen. - Këto fjalë janë shpjeguar më parë (shih ajetet 62 dhe 262 të sures Bekare).