And [recall] when We said, "Enter this city [i.e., Jerusalem] and eat from it wherever you will in [ease and] abundance, and enter the gate bowing humbly and say, 'Relieve us of our burdens [i.e., sins].' We will [then] forgive your sins for you, and We will increase the doers of good [in goodness and reward]." (Al-Baqarah [2] : 58)
Sherif Ahmeti:
E kur ju thamë: “Hyni në këtë fshat (vendbanim), dhe hani në te lirisht ku të dëshironi, e hyni në derën (e fshatit) përulur dhe thuani: “Hittatun” - ndjesë, Ne ua falim mëkatet tuaja, e bamirësve ua shtojmë shpërblimin (Al-Baqarah [2] : 58)
1 Feti Mehdiu
Dhe kur ju thamë: “Hyni në këtë qytet dhe hani çka të dëshironi dhe sa të dëshironi, por në hyrje hyni kokëulur dhe thuani: “na fal!”, do t’ju falim mëkatet tuaja, madje bamirësve do t’u japim edhe më shumë
2 Hassan Efendi Nahi
Kujtoni kur thamë: “Hyni në këtë qytet dhe hani ç’të doni dhe sa të dëshironi, por, duke hyrë në qytet, përuluni në sexhde dhe thoni: “Falna!” që Ne t’jua falim gabimet. Atyre që bëjnë vepra të mira, Ne ua shtojmë shpërblimin”
3 Tafsir as-Saadi
Dhe kujtoni kur Ne ju thamë: “Hyni në këtë qytet dhe hani aty lirisht e ku të dëshironi!” - Edhe kjo qe një tjetër mirësi ndaj tyre, pas padrejtësisë dhe mosbindjes së tyre. Allahu i Lartësuar i urdhëroi ata të hynin në një vend, që do të ishte atdheu i tyre, vendi i krenarisë, i prehjes dhe i qetësisë për ta, ku do të shijonin furnizimin dhe të mirat e dhuruara prej Tij. Ai i urdhëroi që të hynin në këtë vend, duke shprehur nënshtrimin ndaj Allahut të Lartësuar me rënien në sexhde në momentin e hyrjes dhe duke thënë me gojë: “Kërkojmë falje (Ĥiŧŧatun)!”
Hyni te portat (e qytetit) të përulur dhe thoni: “Kërkojmë ndjesë (Hittatun).” Ne do t'jua falim gjynahet tuaja. - Me këtë përulje, të shprehur me vepër (me sexhde) dhe me fjalë, ata do të pastroheshin nga gjynahet e tyre të shumta. Kuptimi: Me kërkesën tuaj për t'jua fshirë gjynahet, Ne do t'jua fshijmë ato. Por jo vetëm kaq. Çdokush që bën vepra të mira, Allahu i Lartësuar do ta shpërblejë më shumë, si në këtë jetë, ashtu edhe në jetën tjetër, siç thotë i Lartësuari:
Ndërsa bamirësve do t’ua shtojmë (të mirat). - Megjithatë, jo të gjithë e pranuan këtë ofertë. Të padrejtët e shpërfillën atë, duke u tallur në mënyrë të pacipë: