So go to him and say, 'Indeed, we are messengers of your Lord, so send with us the Children of Israel and do not torment them. We have come to you with a sign from your Lord. And peace will be upon he who follows the guidance. (Taha [20] : 47)
Sherif Ahmeti:
I shkoni i thuani atij: “Ne jemi të dy dërguar të Zotit tënd, lëshoi beni israilët të vijnë më ne, e mos i mundo! Ne kemi ardhur me argumentet nga Zoti yt, e shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë (Taha [20] : 47)
1 Feti Mehdiu
Shkoni te ai e thuani: “Ne jemi profetë të Zotit tënd, lëri izraelitët të vijnë me ne dhe mos i mundo! Të kemi sjellë argument nga Zoti yt, e le të jetë në paqe ai, i cili shkon rrugës së drejtë
2 Hassan Efendi Nahi
Shkoni tek ai dhe i thoni: “Ne të dy jemi të dërguarit e Zotit tënd, lëshoji të bijtë e Israilit që të vijnë me ne dhe mos i mundo! Ne të kemi sjellë ty një shenjë nga Zoti yt. Paqe mbi atë që ndjek rrugën e drejtë!
3 Tafsir as-Saadi
Kështu, shkoni e i thoni atij: “Ne jemi të dërguar të Zotit tënd. Lëri bijtë e Israelit të vijnë me ne dhe mos i mundo! - Shkoni tek Faraoni me dy misione: së pari, ta ftoni për të pranuar Islamin dhe, së dyti, të lejojë popullin e Izraelit të largohet dhe të shpëtojë nga vuajtjet e torturat. Lejoi ata të zgjedhin atë që duan dhe që Musai të gjykojë mes tyre me ligjin dhe fenë e Allahut.
Ne kemi ardhur me argumente nga Zoti yt. - Këto shenja tregojnë për vërtetësinë tonë si profetë të Zotit. Pastaj Musai filloi të paraqiste shenjat e mëdha. Ai hodhi shkopin, dhe “ai u bë gjarpër i vërtetë. Pastaj nxori dorën e tij: ajo ishte e bardhë për të gjithë shikuesit.” [Araf 108].
dhe shpëtimi është për atë që ndjek Rrugën e Drejtë." - Paqja e shpëtimi qoftë për këdo që ndjek rrugën e drejtë dhe ligjin e qartë të Zotit. Këta do të jetojnë në paqe e mirësi, në këtë botë dhe në ahiret.