So have they not traveled through the earth and have hearts by which to reason and ears by which to hear? For indeed, it is not eyes that are blinded, but blinded are the hearts which are within the breasts. (Al-Hajj [22] : 46)
Sherif Ahmeti:
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? pse në të vërtet sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në krahrorë (Al-Hajj [22] : 46)
1 Feti Mehdiu
A nuk kanë udhëtuar nëpër botë me qëllim që zemrat e tyre të kuptojnë atë çka duhet ta kuptojnë kurse veshët e tyre të dëgjojnë atë çka duhet të dëgjojnë. Pra nuk janë sytë të verbër, por zemrat që i kanë në krahëror
2 Hassan Efendi Nahi
Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor.
3 Tafsir as-Saadi
A nuk udhëtojnë ata nëpër tokë, që zemrat e tyre të mund të mësojnë urtësinë dhe veshët e tyre të mund të dëgjojnë (të mirën)?! - Pse nuk udhëtojnë ata me zemrat dhe trupin e tyre? Allahu i nxit të udhëtojnë me zemrat e tyre, që të kuptojnë shenjat e Tij dhe të meditojnë, për të nxjerrë mësimet që do Ai. Le të dëgjojnë edhe historitë e popujve të shkuar të ndëshkuar nga Zoti. Udhëtimi vetëm me qëllimin për të parë me sy e dëgjuar me veshë dhe lodhja trupore pa vënë në përdorim meditimin dhe pa përfituar mësime, është diçka e padobishme, që nuk sjell mirësitë e synuara.
Vërtet, nuk verbohen sytë, por verbohen zemrat në kraharor. - Verbëria që dëmton e njeriun tek feja është verbëria e zemrës, që e pengon atë të shohë të vërtetën, ashtu si verbëria e syve nuk e lë njeriun që të shohë botën, por verbëria e syve është thjesht një sprovë e kësaj jete.