And upon them and on ships you are carried. (Al-Mu'minun [23] : 22)
Sherif Ahmeti:
Dhe mbi to e anije bartni (hypni) (Al-Mu'minun [23] : 22)
1 Feti Mehdiu
Me to dhe me lundra bartni barrët
2 Hassan Efendi Nahi
dhe udhëtoni me ato, ashtu siç udhëtoni me anije.
3 Tafsir as-Saadi
Dhe mbi to ashtu si edhe mbi anije ju (ngarkoni dhe) udhëtoni. - Ju bëmë të mundur mjete transporti tokësore, nëpërmjet të cilave lëvizni mallrat e gjërat tuaja të rënda në vende të largëta. Zoti jua mundësoi këto mjete e ju mësoi si të punoni. Ai ju mësoi të ndërtoni edhe anije e mjete lundrimi, për udhëtimet detare. Atëherë, Ai që begaton me të tilla mirësi dhe dhuron nga bujaria e Tij, Ai e meriton mirënjohjen e plotë dhe të gjitha lavdërimet. Njeriut duhet të përpiqet me gjithçka që ka për t’i përkryer adhurimet për Allahun e Lavdëruar dhe t'i përdorë të gjitha mirësitë që Ai i dhuron veçse për t’iu bindur Atij dhe asnjëherë për ta kundërshtuar e për gjynahe.