Unquestionably, to Allah belongs whatever is in the heavens and earth. Already He knows that upon which you [stand] and [knows] the Day when they will be returned to Him and He will inform them of what they have done. And Allah is Knowing of all things. (An-Nur [24] : 64)
Sherif Ahmeti:
Veni re, se vetëm në pushtetin e All-llahut është çka ka në qiej dhe në tokë. Ai e di gjendjen tuaj (besimin apo hipokrizinë), e ditën kur i kthehen Atij, Ai do t’u kallëzojë atyre për atë që vepruan. All-llahu është i dijshëm për çdo send (An-Nur [24] : 64)
1 Feti Mehdiu
Kujdes! Se gjithë çka është në qiej dhe në tokë i takon All-llahut. Ai e di mirë se çka i keni ju Atij, dhe Ai do t’i informojnë ata për të gjitha çka kanë punuar ditën kur t’i kthehen Atij. All-llahu e di shumë mirë çdo send
2 Hassan Efendi Nahi
Pa dyshim, Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai e di se çfarë bëni. Dhe Ditën kur ata do të kthehen tek Ai, do t’i njoftojë për veprat që kanë bërë. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë!
3 Tafsir as-Saadi
Nën pushtetin e Allahut është gjithçka në qiej dhe në Tokë. - Të gjithë dhe gjithçka janë pronë dhe nën sundimin e Zotit, të nënshtruar para Tij. Ai vepron mbi ta me ligjin e sundimin e Tij të krijimit e përcaktimit të çdo ligji të ekzistencës. Është Ai që u vendos atyre edhe ligjin e Sheriatit, sipas të cilit duhet të jetojnë dhe të adhurojnë Zotin.
Ai e di gjendjen tuaj... - Dituria e Allahut përfshin gjithçka rreth gjendjes tuaj, qoftë mirësitë, qoftë ligësitë. Ai i di mirë të gjitha veprat tuaja. Dituria e Tij absolute i ka përfshirë pa përjashtim dhe lapsi i Tij i ka shkruar me korrektësi. Shkruesit e Tij besnikë i kanë shkruar me përpikmëri ato.
... dhe ditën kur të ktheheni te Ai, do t’u njoftojë për atë që vepruat. - Ditën e Kijametit, Ai ka për t’u treguar të gjitha veprat e tyre, të vogla e të mëdha, fiks ashtu siç janë bërë në realitet. Kundër tyre do të dëshmojnë vetë gjymtyrët e tyre. Nga Zoti ata do të gjejnë ose drejtësinë, ose bamirësinë e Tij. Për të treguar se dituria e Tij përfshin jo vetëm veprat e tyre, por edhe gjithçka tjetër, Allahu thotë:
Allahu Di gjithçka. - Kështu, Ai përmend diturinë e Tij gjithëpërfshirëse, pasi përmendi në mënyrë të veçantë diturinë për veprat e tyre.