Multiplied for him is the punishment on the Day of Resurrection, and he will abide therein humiliated – (Al-Furqan [25] : 69)
Sherif Ahmeti:
Atij i dyfishohet dënimi ditëne kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë (Al-Furqan [25] : 69)
1 Feti Mehdiu
I shumfishohet dënimi në ditën e kijametit dhe aty mbetet përgjithmonë i nënçmuar
2 Hassan Efendi Nahi
Ndëshkimi do t’i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar.
3 Tafsir as-Saadi
Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kjametit dhe aty mbetet përgjithmonë i poshtëruar. - Ata do të marrin ndëshkim poshtërues të përjetshëm. Ky ajet duhet kuptuar mirë. Ndëshkimi i përjetshëm në Xhehenem është i padiskutueshëm dhe i sigurt për atë që i bën të gjitha këto krime, si shirkun, vrasjen etj. Po kështu, ka ndëshkim të përjetshëm edhe ai që bën shirk edhe sikur të mos bëjë asnjë nga gjynahet e tjera të përmendura në ajet. Allahu ka kërcënuar me këtë ndëshkim të ashpër çdo njeri që bën një nga këto krime, ose për shkak të shirkut, ose për shkak se bën një nga gjynahet e mëdha që e bëjnë të meritueshëm këtë kërcënim. Por a e përjetësohet në Xhehenem vrasësi dhe imorali (nëse nuk bëjnë shirk)? Përgjigjja është jo. Ata nuk i përfshin përjetësimi në Xhehenem, sepse këtë e tregojnë shumë tekste të sakta nga Kur'ani dhe Suneti. Ato tregojnë se asnjë besimtar nuk do të përjetësohet në zjarrin e Xhehenemit, edhe sikur të bëjë shumë gjynahe. Allahu i Lartësuar ka përmendur në mënyrë të veçantë këto tri gjynahe, sepse ato janë gjynahet më të mëdha. Shirku shkatërron fenë dhe besimin, prandaj të përjetëson në Xhehenem, ndërsa vrasja dhe imoraliteti janë përkatësisht cenimi i jetës dhe i nderit të njerëzve.