And the soldiers of Iblees, all together. (Ash-Shu'ara [26] : 95)
Sherif Ahmeti:
Dhe të gjithë ushtria (ithtarët) r djallit (Ash-Shu'ara [26] : 95)
1 Feti Mehdiu
Edhe tërë ushtria e djallit
2 Hassan Efendi Nahi
si dhe të gjithë ushtarët e Iblisit.
3 Tafsir as-Saadi
Pastaj ata do të hidhen në të (në Xhehenem) njëri mbi tjetrin - ata (idhujt) dhe adhuruesit e tyre, dhe e tërë ushtria e Iblisit (shejtanit), të gjithë së bashku. - Do të hidhen në zjarr ata dhe idhujt që ata adhurojnë. Adhurues dhe të adhuruar në zjarr së bashku me ushtrinë e Iblisit prej njerëzve dhe xhindëve, të cilët i nxisin dhe tundojnë për poshtërsi dhe gjynahe. Ata kanë forcë mbi këta të mjerë, sepse ata vetë ia kanë hapur portat e zemrës nëpërmjet gjynaheve të shumta dhe mohimit të besimit të pastër dhe të vërtetë. Madje, ata janë shndërruar në punëtorë që ftojnë në rrugën e shejtanit, që punojnë për çdo kënaqësi të shejtanit. Do t’i gjesh ata ose prej atyre që ftojnë në rrugën e shejtanit dhe në bindjen ndaj tij, ose prej atyre njerëzve që i përgjigjen ftesës së tij, ose prej atyre që pasojnë gjurmët e të humburve, për të shkuar në shkatërrim. Të mashtruarit e Iblisit u drejtohen idhujve të tyre: