When we equated you with the Lord of the worlds. (Ash-Shu'ara [26] : 98)
Sherif Ahmeti:
Kur juve (idhuj) u kemi barazuar me Zotin e botëve (Ash-Shu'ara [26] : 98)
1 Feti Mehdiu
Kur u kemi barazuar me Zotin e gjithpërbotshëm
2 Hassan Efendi Nahi
kur ju kemi barazuar me Zotin e botëve.
3 Tafsir as-Saadi
Aty brenda (në Xhehenem), ata do të grinden mes tyre, e do të thonë: “Betohemi në Allah! Ne vërtet kemi qenë krejtësisht të humbur, kur ju barazuam me Zotin e botëve. - Ne ishim në humbje të qartë kur ju bënim si të barabartë me Zotin e botës, në drejtim të përkushtimit të adhurimeve, dashurisë, frikës e shpresës. Ne ju luteshim ashtu si Zotit të botëve. Atëherë, atyre do t'u bëhet e qartë rruga e humbjes dhe do ta pranojnë drejtësinë e Allahut për ta. Ai do të jetë dënimi i merituar. Në fakt, ata i bëjnë shok Zotit në aspektin e adhurimeve, jo në aspektin e rububijes. Argument për këtë është fjala e tyre: “Ne vërtet kemi qenë krejtësisht të humbur, kur ju barazuam me Zotin e botëve.” Pra, e pranojnë se Ai është Zoti i të gjithë botëve, dhe pjesë e kësaj bote janë edhe idhujt.