Indeed, those who disbelieve – never will their wealth or their children avail them against Allah at all, and those are the companions of the Fire; they will abide therein eternally. (Ali 'Imran [3] : 116)
Sherif Ahmeti:
S’ka dyshim se atyre që nuk besuan, nuk do t’u bëjnë dobi ndaj (dënimit të) All-llahut as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata janë banues të zjarrit dhe aty janë përgjithmonë (Ali 'Imran [3] : 116)
1 Feti Mehdiu
Atyre që nuk besojnë nuk do t’u bëjnë dobi te All-llahu as pasuritë e tyre as fëmijët e tyre; Ata do të jenë banorë të zjarrit dhe aty do të mbesin përgjithmonë
2 Hassan Efendi Nahi
Ata që nuk besojnë, nuk do t’i mbrojë asgjë nga dënimi i Allahut, as pasuria e tyre e as fëmijët e tyre. Ata do të jenë banorët e zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
3 Tafsir as-Saadi
S’ka dyshim se atyre që nuk besojnë nuk do t’u bëjnë dobi tek Allahu as pasuria e as fëmijët e tyre. - Allahu i Lartësuar na tregon se qafirëve nuk do t’u vlejnë aspak as pasuria dhe as fëmijët e tyre. Fëmijët dhe pasuria nuk mund ta largojnë ndëshkimin e Allahut dhe as afrojnë shpërblimin e Tij, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “As pasuria dhe as fëmijët tuaj nuk janë ata që ju afrojnë tek Ne. I afruar është vetëm ai që beson dhe bën vepra të mira. Të tillët do të shpërblehen shumëfish për veprat që kanë bërë dhe do të jenë të sigurt në dhoma të larta.” [Sebe, 37]. Madje, pasuritë dhe fëmijët e qafirëve do të jenë shkak që ata të hyjnë në Zjarr, do të jenë argument kundër tyre dhe për to do të merren në përgjegjësi. Ato janë mirësi të mëdha, me të cilat njeriu testohet: a do të jetë mirënjohës apo jo. Nëse nuk tregohet mirënjohës ndaj Dhuruesit të tyre, ai do të mbajë përgjegjësi Ditën e Gjykimit, siç thotë i Lartësuari: “Pastaj, atë ditë do të pyeteni për të mirat...”. [Tekathur 5] Më tej, i Lartësuari thotë:
Ata do të jenë banorë të Zjarrit dhe aty do të qëndrojnë përgjithmonë. – Kjo do të ndodhë për shkak të mohimit të Zotit dhe mosmirënjohjes ndaj Tij.