And that Allah may purify the believers [through trials] and destroy the disbelievers. (Ali 'Imran [3] : 141)
Sherif Ahmeti:
Dhe që All-llahu t’i pastrojë besimtarët, ndërsa gradualisht t’i shkatërrojë mosbesimtarët (Ali 'Imran [3] : 141)
1 Feti Mehdiu
Që t’i pastrojë All-llahu besimtarët dhe t’i shkatërrojë mosbesimtarët
2 Hassan Efendi Nahi
E kështu, Allahu i dëlir besimtarët e i shuan jobesimtarët.
3 Tafsir as-Saadi
Kështu Allahu i pastron besimtarët dhe i shkatërron jobesimtarët. - Edhe kjo është një urtësi tjetër e sprovave. Nëpërmjet tyre, Allahu i Lartësuar pastron besimtarët nga gjynahet dhe u mbulon mangësitë e tyre. Kjo tregon se lufta në rrugën e Allahut i fshin gjynahet dhe i fsheh turpet dhe mangësitë e robit. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar i pastron në këtë mënyrë radhët e besimtarëve, duke u dhënë atyre një qartësi të plotë për të dalluar munafikët. Vetëm në të tilla sprova ndahen besimtarët nga munafikët. Urtësi tjetër e sprovave është edhe shkatërrimi i kufrit dhe i qafirëve. Kur qafirët vrasin dhe dëmtojnë muslimanët, kanë bërë një shkak të mjaftueshëm për të marrë ndëshkimin e Allahut. Gjithmonë ndodh që qafirët, nëse fitojnë në luftë, ata i kalojnë kufijtë, dhe kjo e përshpejton ndëshkimin e tyre që në këtë jetë. Edhe ky fakt tregon, pra, për mëshirën dhe dashurinë e Allahut të Lartësuar për adhuruesit e Tij të sinqertë. Pastaj i Madhëruari thotë: