But Allah is your protector, and He is the best of helpers. (Ali 'Imran [3] : 150)
Sherif Ahmeti:
Sepse vetëm All-llahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është më imiri ndihmës (Ali 'Imran [3] : 150)
1 Feti Mehdiu
Se vetëm All-llahu është mbrojtës i juaj dhe ai është ndihmësi më i mirë
2 Hassan Efendi Nahi
Por, Allahu është Mbrojtësi juaj dhe Ai është Ndihmuesi më i mirë.
3 Tafsir as-Saadi
Allahu është Mbrojtësi juaj dhe Ai është Ndihmëtari më i mirë. - Allahu bën të ditur se Ai është Kujdestari dhe Ndihmëtari i vetëm i besimtarëve, me qëllim që ata të mos e kërkojnë ndihmën askund tjetër, por veçse tek Ai. Vetëm Atij duhet t’i drejtohen besimtarët për ndihmë dhe për sukses. Ky ajet është edhe një përgëzim për ta, që, nëse veprojnë kështu, ndihma dhe përkujdesi i Allahut të Lartësuar do të jetë gjithmonë pranë tyre, me butësi dhe mëshirë. Bujaria e Tij është gjithmonë pranë atyre që i mbështeten dhe që vetëm Atë adhurojnë. Përkujdesja e Tij nënkupton dhënien e çdo të mire dhe ruajtjen nga çdo e keqe. Sigurisht që kjo është një nxitje e qartë dhe e fortë për ta konsideruar Allahun e Lartësuar si të vetmin të Adhuruar me dashuri, madhërim, bindje dhe përkushtim. Vetëm prej Tij duhet të kërkohet ndihma dhe fitorja. Askush tjetër nuk mund të ofrojë sukses dhe askush nuk mund të ruajë nga dështimi dhe dëshpërimi, përveç Allahut të Lartësuar dhe të Vetëm. Më pas, i Lartësuari sjell një shembull të përkujdesjes së Tij bujare dhe të posaçme për të zgjedhurit e Tij: