They are [varying] degrees in the sight of Allah, and Allah is Seeing of whatever they do. (Ali 'Imran [3] : 163)
Sherif Ahmeti:
Ata kanë dallim te All-llahu, e All-llahu she shumë mirë ata që veprojnë (Ali 'Imran [3] : 163)
1 Feti Mehdiu
Ata janë të klasifikuar tek All-llahu, dhe All-llahu e sheh mirë se ç’po bëjnë
2 Hassan Efendi Nahi
Tek Allahu ata kanë shkallë të ndryshme; Allahu i sheh të gjitha veprat që ata bëjnë.
3 Tafsir as-Saadi
Ata kanë dallim (në gradat e tyre) tek Allahu. - Të gjithë këta janë me grada të ndryshme tek Allahu i Lartësuar, në varësi të punëve që bëjnë. Ata që ndjekin udhëzimin e drejtë, për kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, dhe që rendin të arrijnë gradat e larta dhe shtëpitë e mrekullueshme në Xhenet, ata kanë për të marrë si dhuratë nga Allahu i Lartësuar shumë mirësi të Tij, në varësi të veprave që kryejnë në këtë dynja. Ndërsa ata që ndjekin rrugët të cilat zemërojnë Allahun e Lartësuar, ata janë duke rendur drejt shtresave më të ulëta të Xhehenemit, në varësi të veprave që po kryejnë. Këtu duhet kujtuar vazhdimisht se Ai që i vështron, regjistron dhe i gjykon veprat e njerëzve është Allahu i Lartësuar, i Gjithëditur dhe i Drejtë:
Allahu sheh mirë se çfarë bëjnë ata. - Ai vështron gjithçka që bëjnë ata. Atij nuk i fshihet asgjë nga veprat e tyre. Allahu është i Gjithëdituri, i Cili i di ato imtësisht dhe i ka shkruar në Leuhi Mahfudh. Përveç kësaj, Ai ka ngarkuar disa nga melekët e Tij, të cilët janë besnikë në detyrën e ngarkuar, që të shkruajnë me përpikmëri çdo vepër të robërve të Tij.