Those to whom people [i.e., hypocrites] said, "Indeed, the people have gathered against you, so fear them." But it [merely] increased them in faith, and they said, "Sufficient for us is Allah, and [He is] the best Disposer of affairs." (Ali 'Imran [3] : 173)
Sherif Ahmeti:
E atyre (shokëve të pejgamberit) që dikush u tha: “Populli (idhujtaët (është tubuar t’ju sulmoja, pra kini frië!” Ajo, vetëm u a shtoi edhe më shumë besimin e thanë e thanë: “Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!”) (Ali 'Imran [3] : 173)
1 Feti Mehdiu
Atyre të cilëve, kur u thanë njerëzit “po tubohen njerëzit për shkak tuajin, kini frikën”, kjo ua forcoi besimin dhe thanë “Na mjafton neve All-llahu, eh sa zotëri i mirë është Ai”
2 Hassan Efendi Nahi
(Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!”
3 Tafsir as-Saadi
Edhe për ata të cilët, kur njerëzit u thanë “Shumë njerëz janë mbledhur që t’ju sulmojnë, prandaj kini frikë!” – Pra, ata sillnin informacione frikësuese, të tilla si: Armiku është përgatitur që t'ju zhdukë të gjithëve, prandaj ikni e shpëtoni kokën tuaj! Megjithatë, të gjitha këto kërcënime nuk bënë gjë tjetër, por veçse ua shtuan edhe më shumë besimin muslimanëve:
...kjo vetëm sa ua shtoi edhe më shumë besimin, prandaj thanë: “Neve na mjafton Allahu dhe Ai është Mbrojtësi më i mirë.” - Mbështetja tek Allahu u bë më e fortë. Ata thanë: “Na mjafton Allahu, Sundimtari dhe Mbrojtësi ynë! Allahun kemi lënë të kujdeset për gjithçka që na shqetëson, dhe sa Kujdestar i mirë është Ai! Ai përkujdeset për rregullimin e çështjeve të adhuruesve të Tij. Ai bën të mundur që të zbresin mirësitë dhe të largohen fatkeqësitë. Askush nuk mund ta pengojë përkujdesjen dhe mëshirën e Tij. Dhe, ja përfundimi: