Be not deceived by the [uninhibited] movement of the disbelievers throughout the land. (Ali 'Imran [3] : 196)
Sherif Ahmeti:
Të mos mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besuan (Ali 'Imran [3] : 196)
1 Feti Mehdiu
Në asnjë mënyrë le të mos mashtrojë bredhja nëpër botë e atyre të cilët nuk besojnë
2 Hassan Efendi Nahi
Ti (o Muhamed) mos u mashtro nga bredhja e jobesimtarëve nëpër botë!
3 Tafsir as-Saadi
Mos të të mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besojnë. - Këto ajete janë një ngushëllim për besimtarët, një qetësim i zemrave të tyre, nëse shohin mohuesit që shijojnë kënaqësitë e kësaj bote. Mohuesit e Zotit kënaqen të shfrenuar me bukuritë e kësaj bote. Ata vërtiten nëpër tokë, duke përvetësuar të mirat e saj materiale dhe duke përjetuar kënaqësi të shumta. Në disa momente, atyre u jepet mundësi të zotërojnë dhe të shfaqin krenari dhe epërsi në aspekte të caktuara të kësaj jete. Sigurisht, këto pamje ndikojnë në zemrën e muslimanit dhe mund të bëhen shkak për t'u joshur dhe për t'u mashtruar prej tyre. Për këtë arsye, i Urti dhe i Madhëruari na tërheq vërejtjen dhe na qetëson zemrën njëkohësisht, që të mos mashtrohemi dhe të joshemi nga jeta dhe përjetimet e tyre të përkohshme, sepse vështrimi ynë duhet të shkojë më larg, llogaritë tona duhet të bëhen me urtësi. Allahu na rikujton se është një jetë tjetër e pafundme, e cila meriton çdo sakrificë. Kjo jetë dhe këto përjetime janë të shkurtra, ndërsa përjetësia është në ahiret.