And a faction of the People of the Scripture say [to each other], "Believe in that which was revealed to the believers at the beginning of the day and reject it at its end that perhaps they will return [i.e., abandon their religion], (Ali 'Imran [3] : 72)
Sherif Ahmeti:
Një grup nga ithtarët e librit thanë (të vetëve): “Besoni para dite në atë që u është shpallur atyre që besuan (muslimanëve), e pasdite mos e besoni, e ndoshta edhe ata (muslimanët), do të zbrapsen (nga besimi i tyre) (Ali 'Imran [3] : 72)
1 Feti Mehdiu
Një grup nga ithtarët e Librit thanë: “Besone atë çka u është shpallur besimtarëve, para dreke, kurse pas dreke mohone! Ndoshta edhe ata do të kthehen
2 Hassan Efendi Nahi
Një grup ithtarësh të Librit thanë: “Besojeni në mëngjes atë që u është zbritur besimtarëve, por në mbrëmje mohojeni atë, se ndoshta edhe ata do ta braktisin
3 Tafsir as-Saadi
Disa nga ithtarët e Librit thonë: “Besojeni në mëngjes atë që u është shpallur atyre që kanë besuar, dhe mohojeni në mbrëmje! Ndoshta kështu edhe ata do të tërhiqen (nga besimi).”. - Pra, hyni në fenë e tyre dhe shfaquni sikur pranuat Islamin, në fillim të ditës. Pastaj, në fund të ditës, lëreni, braktiseni fenë e tyre, që kjo t’i nxisë ta braktisin Islamin. Bëjeni këtë, në mënyrë që braktisja e Islamit të duket diçka normale. Kur njerëzit të shohin dijetarët apo klerikët që e pranojnë Islamin dhe pastaj e braktisin atë, do të mendojnë se kjo fe është jo e drejtë, përderisa atë e braktisin të diturit dhe ata që kanë përvojë në fe. Por të tilla plane mund të funksionojnë vetëm në mendjet e prishura. Aq shumë u pëlqen vetja atyre, sa mendojnë se njerëzit do t’i pasojnë gjithmonë në rrugën e tyre. Porse ata harrojnë diçka shumë të rëndësishme: ata harrojnë që Allahu i Lartësuar do ta përsosë dhe do ta plotësojë Dritën e Tij, edhe nëse këtë e urrejnë mohuesit e së vërtetës.