And We have already sent messengers before you to their peoples, and they came to them with clear evidences; then We took retribution from those who committed crimes, and incumbent upon Us was support of the believers. (Ar-Rum [30] : 47)
Sherif Ahmeti:
Ne edhe para teje popujve të tyre u dërguam pejgamberë dhe ata u erdhën atyre me argumente të qarta, e kundër atyre që bën krim, Ne ndërmorëm masa mdëshkuese. Obligimi yni ishte të ndihmojmë besimtarët (Ar-Rum [30] : 47)
1 Feti Mehdiu
Edhe para teje popujve i kemi dërguar profetë të tyre, dhe ata u kanë sjellë fakte të qarta, andaj ata që bënë krime i dënuam; Se e drejta jonë ishte t’i ndihmojmë besimtarët
2 Hassan Efendi Nahi
Pa dyshim, Ne kemi nisur të dërguar para teje te popujt e tyre. Ata u paraqitën me prova të qarta, por popujt i mohuan, prandaj Ne i ndëshkuam keqbërësit. Është detyra Jonë që t’i ndihmojmë besimtarët.
3 Tafsir as-Saadi
Ne edhe para teje dërguam profetë ndër popuj, të cilët u sollën atyre argumente të qarta. - Edhe në popujt e hershëm para teje kemi dërguar profetë, kur popujt e cenuan teuhidin e Zotit dhe refuzuan të besojnë në fenë e vërtetë dhe të drejtë. Kur njerëzit binin në shirk, Allahu i Lartësuar u dërgonte profetë, që t’i ftonte për të njësuar Atë, për të qenë të sinqertë dhe për të pranuar të vërtetën. Ata u qartësonin popujve kotësinë e besimeve të tyre dhe i paralajmëronin për rrezikun e mohimit të Zotit dhe humbjes, ku ishin zhytur. Ata u sillnin popujve argumente dhe fakte të shumta për besimin dhe ftesën e vërtetë të Zotit, por përsëri shumë nga ata nuk i besonin dhe nuk nënshtroheshin për të besuar. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:
Pastaj i ndëshkuam ata që bënin padrejtësi e ligësi. - Kështu i ndihmonte Allahu besimtarët e sinqertë, pasuesit e vërtetë të profetëve. Ai thotë:
Është detyrimi Ynë që të ndihmojmë besimtarët. - Zoti ia ka bërë detyrë Vetes që do t’i ndihmojë besimtarët. Kjo është diçka që do të ndodhë patjetër. Kështu, o ju që nuk besoni Muhamedin (a.s), nëse vazhdoni me mohimin e së vërtetës, edhe mbi ju do të godasë dënimi dhe Ne kemi për t’i dhuruar atij fitoren mbi ju.