If you could but see when the criminals are hanging their heads before their Lord, [saying], "Our Lord, we have seen and heard, so return us [to the world]; we will work righteousness. Indeed, we are [now] certain." (As-Sajdah [32] : 12)
Sherif Ahmeti:
E, sikur të shihje mëkatarët se si ukin kokat e veta pranë Zotit të tyre: “Zoti ynë, tash pamë dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një herë e të bëjmë vepra të mira, se tash jemi të bindur” (As-Sajdah [32] : 12)
1 Feti Mehdiu
T’i kishe parë mëkatarët se si ulin kokat para Zotit të tyre, “O Zoti ynë, pamë dhe dëgjuam, andaj na kthe të bëjmë vepra të mira. Ne me të vërtetë jemi të bindur”
2 Hassan Efendi Nahi
Sikur t’i shohësh keqbërësit se si para Zotit të tyre kokulur do të thonë: “O Zoti ynë, pamë dhe dëgjuam, andaj, kthena (në atë botë) që të bëjmë vepra të mira! Ne tashmë besojmë me bindje”!
3 Tafsir as-Saadi
Veç sikur t’i shohësh mëkatarët kur (Ditën e gjykimit), kokulur para Zotit të tyre, do të thonë: “O Zoti ynë! Tani pamë dhe dëgjuam. Na kthe edhe njëherë (në dynja), që të bëjmë vepra të mira! Tani ne jemi tërësisht të bindur.” - këtu bëhet fjalë për ata keqbërës e gjynahqarë që vazhdojnë në gjynahet e mëdha. Allahu i Madhëruar na përmend se ata do të qëndrojnë kokëulur para Zotit të tyre. do të qëndrojnë të përulur, të poshtëruar dhe nënçmuar. Tashmë i kanë pranuar dhe pohuar padrejtësitë që kanë bërë dhe luten që Zoti t’i kthejë edhe njëherë në këtë dynja. Ata thonë: “O Zoti ynë! Tani pamë dhe dëgjuam. Na kthe edhe një herë (në dynja) që të bëjmë vepra të mira! Tani ne jemi tërësisht të bindur.”." Tashmë çdo gjë është shumë e qartë dhe e dukshme për ne sepse çdo gjë e shohim me sytë e ballit. Tani ne jemi tërësisht të sigurt se ajo që e mohonim është e vërtetë. Nëse do ti shikoje ata në këtë gjendje dhe në kohën kur luten për tu kthyer edhe njëherë në dynja do të shikoje tmerr të madh me sy. Gjithë ata njerëz të dëshpëruar, në atë gjendje të tmerrshme e të pashpresë që luten dhe lutja e tyre kurrë nuk ka për të gjetur përgjigje. Tashmë ka kaluar koha kur mund të reflektojnë dhe të ndryshojnë. Sot nuk është dita e afatizimit por është dita e shpërblimit ose ndëshkimit me drejtësi. E gjithë kjo ndodh me caktimin dhe urdhërin e Zotit. Allahu e pati caktuar që t’i lerë ata të lirë të zgjedhin dhe ata zgjodhën kufrin dhe poshtërsitë. Çdo gjë ndodh me lejen e Zotit dhe caktimin e Tij të drejtë dhe të urtë. Prandaj dhe tha: