There the believers were tested and shaken with a severe shaking. (Al-Ahzab [33] : 11)
Sherif Ahmeti:
Atje, në atë vend qenë sprovuar jobesimtarët, dhe qenë tronditur me një dridhje të fortë (Al-Ahzab [33] : 11)
1 Feti Mehdiu
Atëherë besimtarët u patën vënë në sprovë dhe u lëkundën fort
2 Hassan Efendi Nahi
Aty besimtarët u vunë në provë dhe u tronditën si nga një tronditje e fuqishme.
3 Tafsir as-Saadi
Atje u sprovuan besimtarët dhe u tronditën me një tronditje të fortë. - Kjo ishte për besimtarët një sprovë shumë e madhe dhe ata u tronditën shumë, me ankth e pasiguri për jetën e familjet e tyre, me uri e vuajtje të pashembullta. Kështu i sprovoi Allahu besimtarët, që të dilte në pah imani i tyre dhe t’u shtohej e forcohej më shumë siguria për ndihmën e Allahut. Dhe, vërtet, u shfaq dhe doli në pah imani i tyre, sinqeriteti dhe siguria e mbështetja e pathyeshme në Allahun! Vetëm Allahut i qoftë lavdërimi e mirënjohja! Me këtë qëndresë, ata ia kaluan dhe i lanë pas të parët dhe të fundit. Pikërisht kur u shtuan vuajtjet e sprovat rëndonin njëra tjetrën, atëherë imani i tyre arriti gradën e sigurisë së plotë, ashtu si ta shihje të vërtetën me sy. I Lartësuari thotë: “Dhe kur panë ushtritë armike, besimtarët thanë: “Kjo është ajo që Allahu dhe i Dërguari i Tij na premtuan dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij na thanë të vërtetën”. Dhe ajo (ushtria e armikut) vetëm se ua shtoi atyre edhe më shumë besimin dhe mbështetjen (tek Allahu)." [Ahzab 22.] Në të tilla sprova del qartë edhe hipokrizia e dyfytyrëshve. Ata e nxorën në shesh atë që e mbanin fshehur në zemër.