But they turned away [refusing], so We sent upon them the flood of the dam, and We replaced their two [fields of] gardens with gardens of bitter fruit, tamarisks and something of sparse lote trees. (Saba [34] : 16)
Sherif Ahmeti:
Po ata i kthyen shpinën, e Ne e lëshuam kundër tyre rrjdhën e pendës dhe dy kopshtet e tyre i shndërram në dy kopshte me fruta të idhët, drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër (Saba [34] : 16)
1 Feti Mehdiu
Por ata refuzuan, prandaj ua lëshuam vërshimin, duke lëshuar pendat e ngrehura, dhe dy kopshtet e tyre ua zëvendësuam me dy kopshte të tjera me frute të hidhura; trupa pemësh të pafrutshme dhe me ca lotose të egra
2 Hassan Efendi Nahi
Por ata nuk ua vunë veshin (fjalëve Tona), prandaj Ne lëshuam mbi ta ujërat e digës dhe dy kopshtet e tyre ua zëvendësuam me kopshte të tjera, me fruta të hidhëta marine dhe pak lotusë.
3 Tafsir as-Saadi
Po ata i kthyen shpinën (Allahut) dhe Ne lëshuam kundër tyre vërshimën e Digës - Ata kundërshtuan urdhrin, duke mohuar Allahun dhe duke u treguar mosmirënjohës ndaj Tij. Për këtë arsye, Allahu i ndëshkoi pikërisht duke i privuar nga ato mirësi, të cilat u bënë shkak që ata të kalonin kufijtë në gjynahe e mosbesim. Ai lëshoi mbi ta ujin e furishëm, që i kaloi digat që kishin ndërtuar. Ajo ishte një valë e madhe uji, që ua shkatërroi të gjitha kopshtet e tyre. Ato u shndërruan në një vend me bimë e pemë të padobishme. Allahu i Madhëruar thotë:
dhe dy kopshtet e tyre ua kthyem në "kopshte" me fruta të idhëta, kopër dhe pak sidër të egër. - Toka tani u sillte shumë pak prodhim dhe disa lloje pemësh të padobishme. Kjo u erdhi sipas punës që bënin. Ashtu sikurse ata e zëvendësuan mirënjohjen me mohimin dhe poshtërsitë, po ashtu Allahu ua zëvendësoi ato mirësi, me atë që u përmend.