Fatir Ayah 15
۞ يٰٓاَيُّهَا النَّاسُ اَنْتُمُ الْفُقَرَاۤءُ اِلَى اللّٰهِ ۚوَاللّٰهُ هُوَ الْغَنِيُّ الْحَمِيْدُ ( فاطر: ١٥ )
Yaaa ayyunhan naasu antumul fuqaraaa'u ilallaahi wallaahu Huwal Ghaniyyul Hameed (Fāṭir 35:15)
English Sahih:
O mankind, you are those in need of Allah, while Allah is the Free of need, the Praiseworthy. (Fatir [35] : 15)
Sherif Ahmeti:
O ju njerëz, ju keni nevojë All-llahun e All-llahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari (Fatir [35] : 15)
1 Feti Mehdiu
O njerëz; ju jeni të varfër te All-llahu, kurse All-llahu është i pasur dhe i denjë për lëvdatë
2 Hassan Efendi Nahi
O njerëz! Ju jeni të varfër e nevojtarë për Allahun, kurse Allahu s’ka nevojë për asgjë dhe është i Denjë për çdo lavd.
3 Tafsir as-Saadi
O njerëz! Ju keni nevojë për Allahun -
Allahu i Madhëruar u drejtohet të gjithë njerëzve dhe u tregon për gjendjen e tyre
nevojtare, si atribut i tyre i pandashëm. Ai u tregon se ata janë të varfër dhe nevojtarë para Tij nga çdo drejtim.
1. Së pari, Ai i bëri që të ekzistojnë. Nëse Ai nuk do t'i bënte të ekzistonin, ata nuk do të ekzistonin.
2. Ata janë nevojtarë që Allahu t'i pajisë me fuqi e aftësi, me gjymtyrë e shqisa. Nëse Allahu nuk do t'i pajiste me to, ata nuk do të mund të kryenin asgjë.
3. Ata janë nevojtarë që Allahu t'i furnizojë e ndihmojë me mirësi të shfaqura e të fshehura. Nëse nuk do të ishte mirësia, bujaria dhe lehtësimi i veprave nga Ai, asnjë mirësi dhe domosdoshmëri të jetës nuk do të mund të arrinin.
4. Ata janë nevojtarë tek Allahu që Ai të largojë prej tyre çdo ligësi e sprovë të rëndë, çdo dëshpërim nga hallet e kësaj dynjaje e të ahiretit. Nëse nuk do të ishte mbrojtja e Tij e mëshirshme dhe largimi i fatkeqësive e rëndesave prej Tij, ato do të ishin të vazhdueshme mbi robin dhe do ta shkatërronin jetën e tij.
5. Ata janë nevojtarë për edukimin dhe përkujdesin e Tij (si dhe për rregullimin e veprave nga ana e Tij).
6. Ata janë nevojtarë edhe që ta adhurojnë Atë me dashuri. Ata kanë nevojë ta duan Atë, të shpresojnë tek Ai, t'i frikësohen e përgjërohen në adhurime, kanë nevojë t'i shprehin Atij sinqeritetin e plotë në adhurimet e tyre. Kështu lumturohen shpirtrat e tyre dhe gjejnë gëzimin dhe kuptimin e jetës. Nëse Ai nuk do t'i udhëzonte dhe të krijonte në zemrat e tyre këtë besim, ata do të ishin shkatërruar, shpirtrat e tyre do të kishin vdekur, zemrat e tyre do të ishin verbuar dhe gjendja e tyre do të ishte e pashpresë.
7. Ata janë nevojtarë që Ai t'u mësojë atë që nuk e dinë dhe t’u japë forcë që të kryejnë atë që u sjell dobi dhe rregullon gjendjen e tyre. Nëse Ai nuk do t'i mësonte, asgjë nuk do të dinin dhe nëse nuk do t'u jepte fuqi të bënin vepra të mira, gjendja e tyre nuk do të përmirësohej.
8. Ata janë të varfër e nevojtarë kundrejt Tij me gjithë qenien e tyre, në çdo kuptim e këndvështrim, edhe pse ata nuk e kuptojnë ndonjë aspekt të kësaj nevoje. Më i përkryeri është ai njeri që e ndien nevojën e tij në çdo gjendje e çast, si në çështjet e dynjasë, ashtu edhe në çështjet e fesë dhe besimit. Për këtë arsye, të tillë njerëz i sheh që gjithmonë t'i luten e përgjërohen me këmbëngulje Allahut që kurrë të mos i lerë të mbështeten në forcat e tyre, as një çast të shkurtër sa një pulitje sysh. Ata i luten që Ai t'i ndihmojë e t'u japë dituri e forcë në çdo vepër e çështje. Kjo është një ndjenjë nevoje, që i shoqëron ata në çdo çast të jetës. Këta e meritojnë që Zoti t'i ndihmojë dhe t'i mëshirojë në varfërinë e nevojën e tyre. E si të mos i ndihmojë Ai, që është më i mëshirshëm për ta sesa prindërit për fëmijën e tyre.[1]
kurse Allahu është i Pasur dhe i Lavdëruar. -
Ai është i pasur dhe s’ka nevojë për asnjë. Atij i takon pasuria e pavarësia e plotë nga çdo aspekt. Allahu nuk ka nevojë për atë që kanë nevojë krijesat e Tij dhe nuk është i varur e nevojtar, siç janë krijesat. E si mund të ketë nevojë Ai që është i Plotë dhe Absolut në cilësitë e Tij. Të gjitha cilësitë e Tij janë të plota dhe absolute, pa asnjë mangësi dhe të gjitha atributet e Tij janë madhështore dhe të bukura. Pjesë e pasurisë dhe e pushtetit të Tij të madh është edhe fakti që Ai i pasuron dhe furnizon krijesat e Tij në dynja dhe në ahiret. Allahu është i Lavdëruari në Veten e Tij dhe në cilësitë e Tij, sepse të gjitha ato janë të bukura. Ai është i Lavdëruari për atributet dhe veprat e Tij, që janë të larta dhe të ndërtuara mbi bujarinë, bamirësinë, drejtësinë, urtësinë e mëshirën. Ai është i Lavdëruar edhe për të gjitha urdhëresat e ndalesat e Tij, për ligjin e Tij të mrekullueshëm, sipas të cilit krijesat duhet ta adhurojnë dhe duhet të ndërtojnë jetën e tyre. Ai është i Lavdëruar e meriton dashurinë e plotë e çdo përlëvdim për ato cilësi e vepra të Tij dhe për gjithçka e çdo ligj, mirësi e porosi që vjen prej Tij. Allahu është i Lavdëruar në pasurinë e Tij dhe faktin që është i Vetëmjaftueshëm. Ai është i Pasur e nuk ka nevojë për lavdërimin e krijesave.
[1]
Kuptimi i fjalës El Rab: Fjala ‘El Rab’
vjen në arabisht me katër kuptime. Dy
kuptime kanë lidhje me Qenien e Allahut
të Madhëruar dhe Veten e Tij, ndërsa dy
të tjerat kanë lidhje me veprat e Tij. Dy
kuptimet që kanë lidhje me Qenien e
Allahut të madhëruar janë:
1. El Mulk. El Rab do të thotë El Malik -
Pronari, Sunduesi. Allahu i Lartësuar
thotë: “lilahi ma fis-semauati uel erd” “Të
Allahut janë gjithë çka në qiej dhe në
tokë”. Ai thotë gjithashtu: “lil-lahi mulku
semauati uel erd” (Allahut i takon
pushteti dhe mbretërimi në qiej dhe në
tokë). Gjithçka në qiej dhe në tokë janë
dhe i përkasin Allahut të Lartësuar, janë
nën pronësinë dhe sundimin e Tij.
2. El Sejjid. El Rabu është El Sejidu el
Mutau, pra, është Zotëria të cilit duhet t’i
binden të gjithë. Ai është i Plotë në të
qenurit Zot. Arabët e quajnë Rab atë që
është Essejid “Zotëri”. Në suren Jusuf,
Allahu i Lartësuar thotë: “O shokët e mi
të burgut! Njëri prej jush do t’i japë të
pijë verë zotëriut të vet, ndërsa tjetri do
të kryqëzohet dhe shpezët do të hanë
nga koka e tij. Çështja për të cilën kërkuat
shpjegim, ka marrë fund. Atij, për të cilin
besonte se është i shpëtuar, i tha: “Më
përkujto mua te zotëriu yt”. Po shejtani e
bëri të harronte që ta përkujtonte te
zotëriu i tij, e për këtë mbeti në burg disa
vjet.” Në të gjitha këto raste, fjala rab
do të thotë es-sejid, pra, zotëria. Çfarë
kuptimi ka kjo fjalë në suren Ihlas:
“Allahus-samed”. El Samedu është El
Sejidu, të cilit i bindet dhe i nënshtrohet
gjithçka dhe tek i cili ngrihen dhe
parashtrohen të gjitha çështjet. Prandaj
të gjitha çështjet e tua parashtroja dhe
kërkoja veçse Atij që është El Sejid - i
Ploti në zotërimin dhe sundimin e Tij.
Parashtrimi dhe kërkesa e një çështjeje
që askush veç Allahut nuk ka pushtetin
për ta realizuar, te dikush tjetër veç
Allahut, konsiderohet shirk ose idhujtari
ndaj Allahut të Lartësuar. Nëse ia kërkon
dikujt tjetër veç Allahut, atëherë ti nuk e
ke kuptuar se Allahu është El Sejid – pra, i
Ploti në zotërimin e sundimin e Tij. Ajo që
kërkohet është mbështetje e plotë tek
Allahu, por edhe kryerja e çdo sebepi
njerëzor, që është në mundësinë e robit.
Nuk duhet të gabojmë në këto dy
drejtime. Ne nuk duhet të bazohemi
krejtësisht në ndërmarrjen e masave dhe
sebepeve njerëzore, por edhe lënia
tërësisht e sebepeve është e gabuar.
Bazimi krejtësisht në sebepe është kufër,
ndërsa lënia e sebepeve tërësisht është
mendjelehtësi.
Dy kuptimet që kanë lidhje me veprat e
Allahut të madhëruar janë: et-tedbiru
dhe et-terbijetu.
1. Et-tedbiru është përkujdesja,
rregullimi, administrimi. Allahu është El
Mudeb-biru, pra, Kujdestari, Rregulluesi
dhe Administruesi. Ai përkujdeset
administron dhe rregullon çështjet e
krijesave të Tij. Ai u bën atyre bamirësi
dhe i trajton me mëshirën e Tij.
2. Et-terbijetu - edukimi . Allahu është El
Murabbi, domethënë, Edukuesi,
Furnizuesi e Ruajtësi.
Kështu, Allahu i Madhëruar është
Krijuesi, Sunduesi, Rregulluesi dhe
Edukuesi i krijesave të Tij. Por çfarë rrjedh
nga kjo? Ai që ka këto cilësi është i vetmi
që meriton të adhurohet. Allahu është
Zoti i botëve dhe Atij i takon pushteti
zotërimi, përkujdesja dhe rregullimi i
çështjeve të krijesave të Tij.
Por diçka duhet të kuptohet mirë.
Përkujdesja, edukimi dhe rrergullimi që Ai
u ofron krijesave ka lidhje shumë të
ngushtë me impenjimin dhe përkushtimin
e tyre për ta pranuar dhe reaguar
korrektësisht në lidhje me këtë
përkujdesje dhe edukim. Gjithashtu, ka
lidhje të ngushtë me përkushtimin dhe
dedikimin e krijesave drejt Allahut, Zotit
të botëve. Është e vërtetë që Allahu i
Lartësuar përkujdeset dhe rregullon
çështjet e të gjitha krijesave, me një nivel
të caktuar përkujdesjeje dhe rregullimi,
mohues apo besimtarë, punëmirë apo
punëkëqij qofshin ata. Por përkujdesja
dhe rregullimi që Ai u ofron të dashurve
të Tij, të cilët janë nënshtruar për ta
adhuruar si një të vetëm, është diçka
tjetër. Disa robër i shtojnë veprat e mira
dhe adhurimet ndaj Zotit ashtu si Ai ka
porositur. Çdo e mirë që ata bëjnë i çon
dhe i ndihmon ata për të kaluar në një
tjetër punë të mirë. Kështu vazhdojnë,
derisa rrethi i punëve të mira që ata
punojnë zgjerohet dhe zmadhohet.
Profeti a.s. ka thënë: “Ruaje
(përgjegjësinë dhe detyrat për) Zotin, të
të ruajë!”. Pas kësaj, ti je i ruajtur me
mbrojtjen, përkujdesjen dhe ruajtjen e
Zotit tënd. Kështu, disa robër nëse
përpiqeshin të mos i bindeshin Allahut,
nuk do të mundeshin, ashtu si disa të
tjerë që, nëse do të përpiqeshin për t’iu
bindur Allahut, nuk do të mundeshin. Të
dyja grupet hyjnë dhe i nënshtrohen
përkujdesit dhe edukimit që Zoti ofron.
Në varësi të përkushtimit dhe dedikimit
të krijesave është edhe lloji i
përkujdesjes, rregullimit dhe edukimit që
Allahu i Madhëruar u ofron atyre.
Edukimi dhe përkujdesja ndaj krijesave
nuk është i njëjtë. Profeti a.s. ka thënë:
“Ruaje (përgjegjësinë dhe detyrat për)
Zotin, të të ruajë, “Ruaje (përgjegjësinë
dhe detyrat për) Zotin që ta gjesh Atë
para teje! Njihe Allahun në kohë begatije
e mirësie, që Ai të të njohë në kohë
vështirësie dhe shtrëngimi.”
Allahu i Madhëruar i edukon dhe
rregullon gjendjen e robërve. Ai e bën
këtë duke i bërë të ndiejnë dhe të jenë të
sigurt se ata janë nevojtarë për Të dhe të
varur prej Tij në çdo aspekt. Prandaj dhe
Profeti a.s. ka thënë: “Çudi me çështjen e
besimtarit! Të gjitha gjendjet e tij janë
mirësi. Nëse e mbulon mirësia dhe
begatia, ai falënderon dhe tregon
mirënjohje, dhe kjo është e mirë për të.
Nëse atë e godet fatkeqësia, ai bën
durim, dhe kjo është e mirë për të. Por
kjo nuk i ofrohet askujt tjetër veç
besimtarit.”. Besimtari është i kënaqur
me Allahun. Në Xhamiun e Termidhiut
shënohet: “Ai që kënaqet me Të (me
Allahun), kënaqësi do t’i jepet. Ndërsa ai
që zemërohet e tregon pakënaqësi me
Të (me Allahun), pakënaqësia dhe
zemërimi do t’i jepet.” Një gjë është e
padiskutueshme dhe e sigurt: Përkujdesja
e Zotit për robërit dhe edukimi e
përmirësimi që Ai u ofron atyre është i
vazhdueshëm dhe jepet me urtësi të
madhe. Besimtari kënaqet dhe përjeton
kënaqësi të madhe duke iu bindur Allahut
dhe në adhurimet përkushtuar Atij. Ai e
shijon dhe përjeton kënaqësi në çdo çast
që kalon, duke bërë durim thjesht dhe
vetëm në emër të adhurimit të Zotit të tij.
Ndërsa i pabinduri e mohuesi, i cili nuk e
di dhe nuk e kupton që Allahu i
Madhëruar është Rregulluesi, Edukuesi
dhe Ai që ofron përkujdesjen dhe
përmirësimin e gjendjes së robërve,
gjendja e tij është ashtu sikurse e ka
përshkruar i Madhëruari kur thotë: “Ka
njerëz që e adhurojnë Allahun me
luhatje. Nëse e godet ndonjë e mirë, ai
qetësohet me të. Por nëse e godet
ndonjë sprovë, ai kthehet në fytyrën e vet
të vërtetë. Ai i ka humbur dynjanë dhe
ahiretin. Ky është ai dështimi i qartë.”
[Haxh 11].
Nëse besimtari sprovohet dhe goditet
me ndonjë fatkeqësi, ngushtim apo
vështirësi, ai vazhdon të jetë i kënaqur
me Zotin e tij dhe përcaktimet e Tij të
urta. Ai e di mirë se Allahu është Ai që
rregullon çështjet e krijesave, përkujdeset
dhe i edukon robrit e Tij me më të mirën
përkujdesje dhe rregullim. Nëse robi
sëmuret ose sprovohet në pasurinë e tij,
të dashurit e tij apo në veten e vet, ai e
kupton mirë faktin se Allahu është Rab –
pra, Zoti, i Pushtetshmi, - është Es-Sejidu,
domethënë Zotëria që ka në dorë të
gjitha çështjet; është El Maliku - Pronari
dhe Sunduesi i gjithçkaje; është El
Mudebbiru - Kujdestari dhe Rregulluesi i
çështjeve të rrobërve ; është El Murabbi
Edukatori i robërve të Tij. Ai e kupton
mirë faktin se Allahut i takon të bëjë
gjithçka që Ai dëshiron, për shkak se Ai
është i plotë në zotërimin dhe pushtetin e
Tij. Allahu i Madhëruar nuk pyetet për atë
që bën, por krijesat do të pyeten.
Allahu i Madhëruar në përkujdesjen,
edukimin, administrimin dhe rregullimin
e çështjeve të krijesave, ka vendosur
rregulla dhe kritere të mrekullueshme
dhe të urta. Ai përkujdeset për ta dhe
rregullon çështjet e tyre me Sheriatin që
ka vendosur për ta, por edhe me kaderin
e Tij të urtë dhe të pacenueshëm. Kaderi i
Tij nuk mund të mposhtet dhe të
cenohet, ndërsa në çështjen e zbatimit
ose jo të Sheriatit të Tij i ka lënë robërit
të lirë që të bëjnë zgjedhjen e tyre. Dhe
pikërisht kështu u sprovuan krijesat. I
Madhëruari i sprovon krijesat me kaderin
dhe kadanë e Tij, dhe kaderi i Tij kurrë
nuk mund të mposhtet dhe cenohet. Por
nga ana tjetër, Ai i edukon robrit dhe i
udhëzon ata që të rregullojnë çështjet e
tyre përmes Sheriatit të Tij. Përmes këtij
Sheriati, Ai i urdhëron e ndalon dhe i lë
robërit të lirë, që të bëjnë zgjedhjen e
tyre. E gjitha kjo është pjesë e tedbirit
dhe terbijes së Allahut të Madhëruar.
Për të shpjeguar lidhjen e ngushtë mes
kaderit dhe Sheriatit, si dhe terbijes dhe
tedbirit, që Allahu ofron për njerëzit, le të
sjellim një shembull që ka lidhje me
pasurinë dhe pronësinë. Allahu i
Madhëruar e ka pajisur njeriun me
instinkte. Prej instinkteve të njeriut është
dëshira për të pasur prone. Njeriu e do
pronën. Madje edhe një foshnjë, nëse i
jep diçka në dorë, kur do që t’ia heqësh
nga dora, e shtrëngon dhe nuk të lejon
t’ia marrësh. Prandaj i Madhëruari e
përshkruan njeriun duke thënë: “ju e doni
pasurinë me një dashuri të madhe”
[Fexhr]. Ndërsa Profeti a.s. ka thënë:
“Sprova e umetit tim është pasuria”.
Pasuria është fitne, qoftë kur është e
vogël, qoftë kur është e madhe. I varfri
është në sprovë por edhe i pasuri është
në sprovë. Kështu, Allahu i Madhëruar e
krijoi dhe e përcaktoi që ne ta kemi këtë
instinkt.
Brenda nesh gjendet ajo që quhet
koprraci. Allahu ka thënë “Ai që është
ruajtur nga koprracia e vetes së tij, me të
vërtetë ka fituar.” Çdokush ka brenda
vetes koprraci. Ndërsa Allahu e ka treguar
se shpëtimi është i lidhur me ruajtjen nga
kopracia. Allahu vërtet ka krijuar tek ne
koprraci dhe e ka përcaktuar me kaderin
e Tij, por në të njëjtën kohë na edukon
dhe na fton që të rregullojmë çështjet
tona përmes Sheriatit të Tij, duke thënë:
“Ai që është ruajtur nga koprracia e vetes
së tij, me të vërtetë ka fituar.”
Kështu, fakti që Allahu është Rab, Malik,
Sejjid, Mudebbir dhe Murabbi, shfaqet
dhe del në pah qartë dhe në një lidhje
shumë të ngushtë mes kaderit dhe
Sheriatit të Tij. Allahu i Madhëruar,
përmes Sheriatit të Tij, na edukon dhe
përkujdeset që të rregullojë çështjet
tona. Këtë Ai e bën shkallë-shkallë, plot
urtësi, mëshirë dhe butësi. Stili i Tij është
i mrekullueshëm dhe lehtësisht i
pranueshëm. Mendohu pak në këto
ajete. “Allahut i takon pushteti i qiejve
dhe i tokës.” . Ai i njofton krijesat se çdo
gjë që ata e zotërojnë në këtë dynja, do
të vijë dita që ata të largohen dhe çdo gjë
do të kthehet tek Ai. Por, nga ana tjetër,
për të na edukuar dhe përmirësuar
shkallë-shkallë, na thotë: “Gjithçka që ju
shpenzoni, ajo është e juaja.” Ose thotë:
“Faleni me rregull namazin, jepni zekatin
dhe jepni për hir të Allahut hua të mirë!
Çfarëdo të mire të përgatisni për veten
tuaj, atë do ta gjeni tek Allahu më të mirë
dhe më të shpërblyer! Kërkoni falje prej
Allahut, se, pa dyshim, Allahu është Falës
i Madh e Mëshirëplotë!” [Muzemil 20].
Gjithashtu, thotë: “S’ka dyshim se atyre
që japin sadaka dhe që i japin Allahut një
hua të mirë, atyre do t’u shumëfishohet
ajo dhe do të marrin shpërblim të madh.
Ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin
e Tij, të sinqertët dhe dëshmorët, ata
kanë te Zoti i tyre shpërblimin dhe dritën
e vet, ndërsa ata që e mohojnë shenjat
Tona janë banorë të Xhahimit. Dijeni se
jeta e kësaj bote është veçse një lojë,
kalim kohe në argëtim, stoli e krenari mes
jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë
dhe të fëmijëve. Ajo i ngjan atij shiu, prej
të cilit bima i habit bujqit, por pastaj ajo
thahet dhe e sheh të verdhë, mandej
përthyhet dhe kalbet. Ndërsa në botën
tjetër ka dënim të rëndë, por edhe falje
gjynahesh dhe dhurim kënaqësie nga
Allahu. Jeta e kësaj bote nuk është gjë
tjetër, vetëm se një përjetim mashtrues.
Shpejtoni që të fitoni faljen prej Zotit tuaj
dhe Xhenetin, gjerësia e të cilit është sa
gjerësia e qiellit dhe e Tokës dhe që është
përgatitur për ata që i besojnë Allahut
dhe të dërguarve të Tij. Ai është mirësia e
Allahut, që ia jep kujt të dojë; Allahu
është Dhurues i madh.” [Hadid 18 – 21].
Gjithashtu: “Luftoni për hir të Allahut dhe
ta dini se Allahu është Dëgjues dhe i
Gjithëditur. Kush është ai që do t’i japë
Allahut një “hua” të mirë, që Ai t’ia shtojë
atë shumëfish? Allahu shtrëngon dhe po
Ai çliron. Vetëm tek Ai është kthimi juaj.
[Bekare 244, 245]. Ky është një edukim
dhe rregullim përmes Sheriatit, që
njerëzit të pastrohen nga koprracia. Në
këtë mënyrë, i Madhëruari na jep
mundësinë për të zgjedhur që të
pastrohemi nga koprracia dhe që pasuria
të jetë në dorën tonë thjesht si një mjet
dhe jo të bëhet qëllim. Nëse shpirtrat e
njerëzve, përmes këtij Sheriati dhe sipas
tij, bëhen më të gjera sesa pasuria,
pushteti dhe postet, atëherë ummeti do
të jetë në mirësi dhe begati. E kundërta
vlen për të kundërtën. Sa e sa njerëz bien
në një nga krimet më të mëdha dhe të
dënueshme, siç është fajdeja, ndërkohë
që kanë miq farefis dhe të afërm të cilët
kanë mjaftueshëm pasuri që të mos e
lejojnë atë të bjerë në këtë gabim kaq
fatal. Nëse do t’ia jepnin borxh dhe të
bënin durim, do të ishte një lehtësim dhe
rregullim i madh. Ai që i shikon këto
nivele të këshillës dhe edukimit e kupton
se Allahu është Edukator i robërve të Tij.
Duke qenë se Allahu i Madhëruar është i
plotë si Edukator dhe Rregullues i
çështjeve tona, Ai nuk na lë të jemi të
shkujdesur dhe të hallakatur. Ai vendosi
rregullat e Tij të krijimit dhe kaderit në
gjithësinë e Tij, por gjithashtu na shpalli
edhe rregullat e Sheriatit të Tij, përmes të
cilave Ai rregullon çështjet tona dhe na
edukon, nëse ne do të bënim zgjedhjen e
duhur dhe të bënim durim në të.
[Shkëputur nga mësimi i shejh Meshhur
Hasen Al Selman në Tefsir.]