And for all, We have made heirs to what is left by parents and relatives. And to those whom your oaths have bound [to you] – give them their share. Indeed Allah is ever, over all things, a Witness. (An-Nisa [4] : 33)
Sherif Ahmeti:
Ne u kemi caktuar për secilin trashëgimtarë, pjesën e pasurisë që e lënë prindërit ose të afërmit. E atyre që ju keni premtuar, jepnu pjesën ë tyre. All-llahu është dëshmues mbi çdo send (An-Nisa [4] : 33)
1 Feti Mehdiu
Ne kemi caktuar trashëgimtarë për gjithçka që lënë prindërit dhe të afërmit. Atyre, me të cilët keni lidhur kontrata, jepnu pjesën e tyre! All-llahu është njëmend dëshmitar i çdo sendi
2 Hassan Efendi Nahi
Gjithkujt Ne i kemi caktuar trashëgimtarët për çdo gjë që lënë prindërit ose të afërmit, ndërsa atyre me të cilët keni bërë marrëveshje, jepuni pjesën e vet. Sigurisht që Allahu është dëshmitar për çdo gjë.
3 Tafsir as-Saadi
Ne i kemi caktuar secilit prej jush të afërm që trashëgojnë nga ajo që lënë prindrit dhe farefisi. - Allahu i Lartësuar i ka mundësuar çdokujt të ketë mbështetës ose ndihmës prej të afërmve ose farefisit. Këtu hyjnë të gjithë të afërmit: rrënjët, trungu dhe degët e fisit. Pastaj i Lartësuari përmend një lloj tjetër mbështetësish:
Jepuni pjesën e vet edhe atyre me të cilët keni marrëveshje. - Pra, janë ata me të cilët është lidhur pakt për ndihmë, për bashkëpunim dhe mbështetje. Edhe kjo është mirësi e Zotit për krijesat e Tij. Ai i udhëzon dhe i ndihmon për të tilla aleanca dhe bashkëpunime, pa të cilat njerëzit nuk do të arrinin shumë mirësi. I Lartësuari thotë: “Jepuni pjesën e vet edhe atyre...”. Domethënë, jepuni hakun atyre, sipas marrëveshjes që kini me ta, por, sigurisht, ajo të mos jetë në kundërshtim me Zotin. Ndihma dhe mbështetja duhet të jetë për bindje e devotshmëri ndaj Zotit, për vepra të mira e të lejuara. Ndërsa për sa i përket trashëgimisë, ajo u takon të afërmve të fisit, sipas përcaktimit dhe ligjeve të vendosura nga Zoti i botëve.
Allahu është Dëshmitar për çdo gjë. - Allahu i Lartësuar është Vështrues dhe Dëshmues për gjithçka. Dija e Tij është e plotë për çdo çështje. Ai shikon të gjitha lëvizjet e robërve dhe i dëgjon të gjithë zërat e tyre.