And He shows you His signs. So which of the signs of Allah do you deny? (Ghafir [40] : 81)
Sherif Ahmeti:
Dhe Ai është që ju mundësoi t’i shihni argumentet e Tij; e cilin, pra prej argmenteve të All-llahut e mohoni (Ghafir [40] : 81)
1 Feti Mehdiu
Ai ju tregon argumentet e veta, cilin prej argumenteve të All-llahut ju e mohoni
2 Hassan Efendi Nahi
Dhe Ai ju tregon shenjat e Tij (që tregojnë se Ai është Një Zot i Vetëm), prandaj cilat shenja të Allahut i mohoni ju?!
3 Tafsir as-Saadi
Ai ju mundëson t’i shihni gjithmonë Shenjat e Tij. - Ai na mundëson të shohim shenjat që tregojnë për njëshmërinë e Tij në meritën e adhurimit, ashtu si edhe për emrat e cilësitë e Tij të mrekullueshme. Pa dyshim, sjellja dhe ekzistenca e këtyre shenjave përreth nesh dhe në vetet tona është nga mirësitë më të mëdha që na i ka dhuruar Allahu i Madhëruar. Të gjitha mirësitë që na i ka lehtësuar dhe dhuruar Allahu janë të mjaftueshme që ne të jemi mirënjohës dhe lavdërues të Tij. Por kur Allahu i Madhëruar na udhëzon që ne t’i vështrojmë dhe të meditojmë në to, kur na i numëron dhe vë më në dukje, atëherë edhe kjo është një mirësi shumë e madhe, sepse na bën të mendojmë, të shtojmë njohuritë tona rreth Zotit, dhe si rrjedhim do ta kujtojmë më shumë e do ta duam e adhurojmë ashtu sikurse Ai na mëson.
Atëherë cilën shenjë të Allahut mohoni ju? - Cilën shenjë a mirësi të Allahut po mohoni?! Ju edhe në veten tuaj jeni të bindur se të gjitha mrekullitë dhe mirësitë vijnë prej Allahut. Atëherë, mospranimi i kësaj të vërtete është i pakuptimtë, dhe po ashtu është edhe mosmirënjohja juaj dhe mosnënshtrimi ndaj Atij që jua dhuroi. Njerëzit e mençur duhet të bëjnë maksimumin për ta adhuruar Allahun, Dhuruesin e çdo mirësie, duke iu bindur dhe duke iu përkushtuar vetëm Atij dhe shërbimit ndaj Tij.