Iz jaaa'at humur Rusulu mim baini aydeehim wa min khalfihim allaa ta'budooo illal laaha qaaloo law shaaa'a Rabunaa la anzala malaaa 'ikatan fa innaa bimaaa ursiltum bihee kaafiroon (Fuṣṣilat 41:14)
[That occurred] when the messengers had come to them before them and after them, [saying], "Worship not except Allah." They said, "If our Lord had willed, He would have sent down the angels, so indeed we, in that with which you have been sent, are disbelievers." (Fussilat [41] : 14)
Sherif Ahmeti:
Kur atyre u erdhën të dërguar nga të gjitha anët, i këshilluan: “Të mos adhroni tjetër po vetëm All-llahun”, ata thanë: “Sikur Zoti ynë të kishte dëshiruar (ta dëgjonim) do të dërgonte engjëll, e kësaj m çka jeni dërguar ju, ne nuk i besojmë!” (Fussilat [41] : 14)
1 Feti Mehdiu
Kur u vinin profetët nga të gjitha anët “Mos adhuroni askë përpos All-llahut!” “Po të kish dashur Zoti ynë – thonë ata – ai do t’i dërgonte engjujt, ne nuk besojmë në atë që dërgon përmes teje”
2 Hassan Efendi Nahi
Kur atyre[1] u erdhën të dërguarit nga çdo anë, duke u thënë: “Mos adhuroni tjetër përveç Zotit!”, ata thanë: “Sikur të kishte dashur Zoti ynë, Ai do të kishte dërguar engjëj. Ne nuk besojmë në mesazhin tuaj.”
[1] D.m.th. fiseve Ad dhe Themud.
3 Tafsir as-Saadi
Kur atyre u erdhën të dërguarit në çdo kohë, duke i këshilluar: “Mos adhuroni asgjë tjetër përveç Allahut”, ata thanë:... - Pra, të dërguarit e Zotit shkonin njëri pas tjetrit, për t’u kujtuar Zotin dhe për t’i ftuar në adhurimin e Tij. Mesazhi i të gjithë profetëve ka qenë i njëjtë: Mos adhuroni asgjë tjetër veç Allahut. Ata kanë urdhëruar për sinqeritet ndaj Allahut dhe kanë ndaluar nga idhujtaria, me të gjitha format dhe rrugët e saj. Megjithatë, ata i refuzuan porositë e Zotit, duke i konsideruar gënjeshtra dhe trillime. Ata thanë:
“Po të donte Zoti ynë, do të dërgonte melekë (të na këshillonte). Prandaj ne nuk i besojmë mesazhit që përcillni ju.” - Kuptimi: Ju jeni njerëz të zakonshëm si ne, prandaj nuk e pranojmë thirrjen tuaj. Ky lloj justifikimi i kotë vazhdon e përsëritet nga njerëzit. Ai është vërtet justifikim pa bazë, sepse nuk është kusht që të jesh melek për të qenë profet. Asnjëherë nuk ka ekzistuar një kusht i tillë. Që një profet të dëshmojë se ai vërtet është i dërguar dhe i ndihmuar nga Zoti në misionin e tij, mund të sjellë mrekulli prej Zotit. Nëse profeti i sjell mrekullitë dhe argumentet e dukshme për vërtetësinë e tij, atëherë kundërshtarët le të mblidhen dhe t’i hedhin poshtë ato me argumente të tjera! Por kjo është e pamundur të ndodhë. Ata kurrë nuk mund të hedhin poshtë mrekullitë dhe faktet e sjella nga një profet i Allahut.