And of His signs is that you see the earth stilled, but when We send down upon it rain, it quivers and grows. Indeed, He who has given it life is the Giver of Life to the dead. Indeed, He is over all things competent. (Fussilat [41] : 39)
Sherif Ahmeti:
Nga argumentet e Tij është edhe toka që ti e sheh atë të thatë (shkretëtirë), e kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e shtohet. E, s’ka dyshim se Ai që e ngjalli atë, do t’i ringjallë të vdekurit, pse Ai ka mundësi për ‘do gjë (Fussilat [41] : 39)
1 Feti Mehdiu
Një nga argumentet e Tij shtë edhe ai që ti sheh tokën e tharë, por kur në të lëshojmë shiun ajo kthehet dhe mugullon. Ai që e ngjallë atë do t’i ngjallë me siguri edhe të vdekurit, sepse Ai është i gjithfuqishëm për çdo gjë
2 Hassan Efendi Nahi
Ndër shenjat e Tij është edhe ringjallja e tokës. Ti e sheh tokën të thatë e të shkretë, por, kur zbresim shi mbi të, ajo lëviz dhe gjallërohet. Pa dyshim, Ai që e ngjall atë, i ngjall edhe të vdekurit. Ai është vërtet i pushtetshëm për çdo gjë.
3 Tafsir as-Saadi
Nga Shenjat e Tij është edhe toka, që ti e sheh të thatë e të shkretë e, kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e (prodhimi) shtohet. - Prej shenjave madhështore që dëshmojnë për pushtetin dhe mbretërinë e plotë të Allahut dhe për faktin se Ai është i Vetëm në sundimin dhe administrimin e çështjeve të krijesave, është edhe toka e tharë dhe e pajetë, e cila, kur Allahu i Lartësuar zbret shiun nga qielli, ajo ringjallet, merr jetë dhe fillon të gëlojë. Prej saj lulëzon bimësi e madhe, si furnizim për njerëzit dhe kafshët. Kështu zbret jeta nga qielli dhe përhapet begatia dhe gëzimi.
Nuk ka dyshim se Ai që e gjallëron atë, do t’i ngjallë të vdekurit,.. - Kuptimi: Është po ky Krijues Madhështor, që kujdeset për ju dhe që risjell jetën në tokën e vdekur, Ai i Cili do t’i ringjallë të vdekurit e do t’i nxjerrë nga varret e tyre Ditën e Ringjalljes.
sepse Ai është i Plotpushtetshëm për çdo gjë. - Pra, ashtu sikurse është i Plotpushtetshëm për të ringjallur tokën pas vdekjes së saj, po ashtu Allahu është i Plotpushtetshëm që të ringjallë të vdekurit nga varret e tyre.