And before it was the scripture of Moses to lead and as a mercy. And this is a confirming Book in an Arabic tongue to warn those who have wronged and as good tidings to the doers of good. (Al-Ahqaf [46] : 12)
Sherif Ahmeti:
E para tij ishte libri i Musait, prijës dhe mëshirë, e edhe ky është libër që vërteton (librin e Musait), është në gjuhën arabe për t’ia tërhequr vërejtjen atyre që nuk besuan, kurse myzhde për besimtarët (Al-Ahqaf [46] : 12)
1 Feti Mehdiu
Përpara tij ishte Libri i Musaut prijatar dhe mëshirë, kurse ky është Libër në gjuhën arabe që e vërteton atë për t’i qortuar ata të cilët bëjnë keq dhe për t’i gëzuar ata që bëjnë mirë
2 Hassan Efendi Nahi
Para Kuranit është shpallur Libri i Musait, një udhërrëfyes dhe mëshirë për gjithë njerëzimin. Ky Libër (Kurani) e vërteton atë. Ai është shpallur në gjuhën arabe për t’i paralajmëruar ata që bëjnë të këqija dhe për t’u sjellë lajme të mira punëdrejtëve.
3 Tafsir as-Saadi
Para Kur'anit është shpallur Libri i Musait, si udhërrëfyes dhe mëshirë. ... - Zoti e bëri Teuratin udhëzim dhe mëshirë, që bijtë e Israilit të gjenin nëpërmjet tij rrugën e udhëzimit dhe të kishin ligjet e jetës dhe të adhurimit. Nëse do ta zbatonin, do të arrinin mirësinë në dynja dhe në ahiret.
Kur'ani është një Libër që e vërteton atë (Teuratin) ... - Ky libër është vërtetues dhe miratues i shpalljeve hyjnore të mëparshme. Atë që Kur'ani e dëshmon si të vërtetë, ajo është e vërtetë, sepse ai është në përputhje të plotë me të gjitha shpalljet e tjera të Zotit. Këtë libër Allahu i Madhëruar e shpalli në gjuhën arabe, që kuptimi dhe përfitimi prej tij jenë më të thjeshtë. Po në këtë mënyrë, ai është bërë i thjeshtë për t’u mësuar përmendësh.
… dhe është shpallur në gjuhën arabe, për t’u tërhequr vërejtjen atyre që bëjnë gjynahe dhe si lajm i mirë për vepërmirët. - Allahu i Madhëruar e shpalli Kur'anin që të paralajmërojë ata që i bëjnë padrejtësi vetes duke shkelur e tejkaluar kufijtë e Zotit dhe duke mos iu bindur Atij. Ai i paralajmëron ata për një ndëshkim të rëndë nëse vazhdojnë me padrejtësitë dhe rrugën e tyre të humbjes. Por ky libër u shpall, gjithashtu, edhe që të përgëzojë vepërmirët, të cilët i përkryejnë të gjitha adhurimet e përkushtuara Allahut dhe janë bamirës me krijesat e Allahut. Ata përgëzohen me një shpërblim të madh në dynja dhe në ahiret. Në Kur'an janë treguar qartë veprat nga të cilat duhet të ruhemi dhe veprat që duhet t’i kryejmë.