Or do they say, "He has invented it"? Say, "If I have invented it, you will not possess for me [the power of protection] from Allah at all. He is most knowing of that in which you are involved. Sufficient is He as Witness between me and you, and He is the Forgiving, the Merciful." (Al-Ahqaf [46] : 8)
Sherif Ahmeti:
Ose i thonë se ai (Muhammedi) e trilloi. Thuaj: “Nëse unë kam trilluar atë, ju nuk keni mundësi asgjë të më mbroni prej All-llahut. Ai e di më së miri se çka i mveshni ju atij, por mjafton që Ai është dëshmitarë ndërmet meje e ndërmjet jush, Ai është mëkatfalësi, Mëshiruesi” (Al-Ahqaf [46] : 8)
1 Feti Mehdiu
E ata të thonë: “Ai e trillon”? Thuaj: “Po nëse e kam trilluar, ju nuk do të mund të më mbroni aspak prej All-llahut. Ai e di mirë se ç’flisni ju për të. Ai mjafton për dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. Ai fal dhe është i gjithmëshirshëm”
2 Hassan Efendi Nahi
Ose ata thonë: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar vetë atë (Kuranin).” Thuaju: “Por, nëse unë e trilloj atë, ju nuk do të mund të më mbroni nga dënimi i Allahut. Ai i di më së miri të gjitha shpifjet tuaja për të (Kuranin). Mjafton Ai dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. Ai është Falës dhe Mëshirëplotë”.
3 Tafsir as-Saadi
Ose thonë: “Ai (Muhammedi) e ka trilluar vetë atë.” - Ata pretendojnë se Kur'anin e trilloi vetë Muhamedi (a.s), domethënë se nuk është Shpallje e Zotit? Për t’iu kundërvënë këtij pretendimi, Allahu i Lartësuar e udhëzon të Dërguarin e Vet të thotë:
Ti thuaju: “Nëse unë e kam trilluar atë, ju nuk keni asnjë mundësi që të më mbroni prej Allahut.” - Mendohuni pak! Allahu ka dijeni të plotë për pretendimin tuaj. Si është e mundur që Ai nuk më ndëshkon për trillimin tim, sikurse pretendoni ju? A mund të më mbroni ju nga Zoti, nëse Ai dëshiron të më ndëshkojë? Po nëse Ai dëshiron të më mëshirojë, vallë, a mund ta pengoni ju mëshirën e Tij?
Ai është më i Dituri për të gjitha shpifjet tuaja rreth tij (Kur'anit). - Nëse unë do të isha trillues ndaj Allahut, Ai do të më ndëshkonte me fuqinë e Tij dhe do të ma këpuste arterien e zemrës sime. Ai do të jepte një ndëshkim, që do ta vërente dhe do ta dinte çdokush, sepse trillimi ndaj Tij dhe shtirja si i dërguar i Tij është krimi më i madh ndaj Zotit dhe shpifja më e dënueshme. Më pas, duke i ftuar që të pendohen për armiqësinë ndaj të vërtetës dhe për refuzimin me inat të saj, Allahu i Madhëruar udhëzon e thotë:
Por mjafton që Ai është dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. Ai është Falësi i Madh e Mëshirëplotë.! - Pendohuni tek Ai dhe ndaluni nga ato gjëra që veproni dhe trilloni! Nëse pendoheni sinqerisht tek Zoti, Ai do t’jua pranojë pendimin dhe do t’ju mëshirojë, duke ju dhënë sukses të bëni të mira dhe duke ju dhururuar për to shpërblime të shumta e të mëdha.