Indeed, those who lower their voices before the Messenger of Allah – they are the ones whose hearts Allah has tested for righteousness. For them is forgiveness and great reward. (Al-Hujurat [49] : 3)
Sherif Ahmeti:
Ata që ulin zërat e tyre paranë të dërguarit të All-llahut. All-llahu zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh (Al-Hujurat [49] : 3)
1 Feti Mehdiu
Ata që ulin zërat e tyre para profetit të All-llahut – e ata janë, zemrat e të cilëve All-llahu i ka kalitur në devotshmëri – vërtet i pret falja dhe shpërblim i madh
2 Hassan Efendi Nahi
Vërtet, ata që ulin zërin në prani të të Dërguarit të Allahut janë njerëzit, zemrat e të cilëve Allahu i ka kalitur për besim e përkushtim. Për ata ka falje dhe shpërblim të madh.
3 Tafsir as-Saadi
Me të vërtetë, ata që e ulin zërin pranë të Dërguarit të Allahut, Allahu ua ka sprovuar zemrën për të parë devotshmërinë. Për ta ka falje gjynahesh dhe shpërblim të madh. - Këtu Allahu i Lartësuar i lëvdon ata të cilët e ulin zërin e tyre kur janë te Profeti (a.s.). Allahu i vuri në provë zemrat e tyre, pas përfundimit të së cilës zemrat e tyre dolën të qëndrueshme dhe të denja për t’u pajisur me devotshmëri. Më pas, Allahu i Lartësuar u premton atyre falje për gjynahet dhe mangësitë e tyre, që nënkupton siguri nga çdo e keqe dhe shpërblim shumë të madh, realitetin e të cilit mund ta dijë veçse Ai, Allahu i Madhëruar. Shpërblim i madh do të thotë arritja e gjithçkaje të dashur dhe të synuar. Ky ajet dëshmon se Allahu i Madhëruar i provon zemrat, duke i vënë përballë urdhrash që duhen zbatuar, përballë ndalesash që duan respektim, si dhe përballë fatkeqësish që duan durim, të shoqëruar me kënaqësi për caktimin e Tij. Çdokush që përqendrohet dhe i qëndron besnik përherë porosive të Allahut, synon kënaqësinë e Tij dhe garon për vepra të mira, duke u dhënë atyre përparësi kundrejt dëshirave të tij të devijuara, me të vërtetë quhet besnik dhe i denjë për t’u pajisur me takua. Në të kundërt, kuptohet se ai nuk bën për këtë gradë të lartë.